• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festën e derbit vëllazëror e zbehin fyerjet e tifozëve shqiptarë

by Aalison Pearse Stevens
14/06/2016 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bekim Dalipi/Le Temps

Tifozët paqësorë të kombëtares shqiptare që një natë më parë kishin ngritur në maksimum gjallërinë festive të qytetit të vogël Lens, të shtunën dështuan të japin provimin e një tifozërie që mund të merret shembull. Në fakt, dy nga lojtarët të Zvicrës me prejardhje shqiptare nuk u kursyen as sot, sikurse dy vite më parë, nga fishkëllimat e tifozërisë shqiptare. Valon Behrami dhe Xherdan Shaqiri kanë vuajtur përplot 90 minuta në përballjen kundër vendit të etërve të tyre më 11 qershor në Lens të Francës.

Saherë që merrte topin Behrami, publiku shqiptarë ulërinte me fishkëllima e fyerje. Hiç më mirë se ai nuk kaloi as ylli përfaqësueses zvicerane, Xherdan Shaqiri. Tifozët shqiptarë nuk ia falin golin që ai i ka shënuar kombëtares shqiptare dy vite më parë në Luzern në lojën kualifikuese për botërorin.

Sa i përket Behramit dhe Shaqirit, tifozëria paqësore e kombëtarës shqiptare ka një “faturë (banale) të hapur” me djemtë shqiptarë të përfaqësueses zvicerane dhe jo pse ata kishin deklaruar ndonjëherë ndonjë gjë të keqe ndaj vendit të prejardhjes, apo të kenë bërë ndonjë gjest provokues, por vetëm se nuk e kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë. Një vend, siç thonë Behrami e Shaqiri, që kurrë nuk ua ka dërguar ftesën të luajnë për ta.

Inati i një pjese të tifozëve me Behramin e Shaqirin ka të bëjë së pari me atë se ai ka festuar golin ndaj Shqipërisë, siç thonë ata çmendurisht, dhe i dyti i ka shënuar gol Shqipërisë. Edhe pse kjo ka ndodhur katër vite më parë, duket se shqiptarët nuk harrojnë lehtë “poshtërimin”!

Për Granit Xhakën nuk kishte fishkëllima, ai duket se është kursyer për faktin që vëllai i madh luan për Shqipërinë. Përderisa Xhemajli dhe Mehmedi që kanë prindër shqiptarë nga Maqedonia nuk bëjnë pjesë në hasmërinë e tifozëve shqiptarë, ndonëse angazhimi i tyre në përballjen kundër Shqipërisë e sidomos gëzimi dhe festimi i golit tregonin që ata nuk e çanin fort kokën se për kundërshtare kanë Shqipërinë.

Por kush janë ata tifozë shqiptarë që fyejnë e fishkëllojnë lojtarët e përfaqësueses zvicerane? Pyesim e kërkojmë në mesin e qindra tifozëve shqiptarë prezentë në Lens. Kot! Ata ndonëse i ke dhe i dëgjon në kor tek ulërijnë “Valon magjypi”, një term racist, nuk i gjen e nuk i dëgjon kur i vë përballë mikrofonit.

Kështu një tifoz i ri që dilte tepër i mërzitur nga disfata e pësuar në përballjen e parë të Shqipërisë në një kompeticion të këtillë, deklaron: Jo unë nuk kam qenë pjesë e tifozëve që fishkëllonin lojtarët shqiptarë të përfaqësueses zvicërane.

Sido që të jetë, ky dhe shumë tifozë të tjerë që identifikohen fort me kombëtarën, bartin së paku përgjegësi morale ndaj këtyre gjesteve aspak të hijshme të tifozërisë së kombëtares, sepse po nuk u distancove, jep të nënkuptosh që solidarizohesh me tifozë që fishkëllojnë e fyejnë.

Por kështu e haptas e thotë një tifoz tjetër shqiptar, „po u nervozova dhe u futa edhe unë mes turmës e shajta sa munda“, tregon Dorjan Deda i rritur në Itali me origjinë nga Lezha (Shqipëri). Por pse e bën këtë, pyesim ne? “Me thënë të drejtën që kur shënoi Zvicra, Behrami ishte i pari qe u tregua ma festiv në atmosferën zvicerane, gati më shumë u gëzua Behrami se Schär që bëni golin”.

Madje ai tenton ta relativizojë këtë se gjoja Behrami është vetë fajtor dhe thotë shikoni, “nuk është bash e vërtetë që tifozëria shqiptare i urren lojtarët shqiptarë të Zvicrës njëlloj, sepse po të shihni, Granit Xhakën nuk e urren tifozëria shqiptare, sepse është një djalë që e ka treguar gjithmonë edukatën familjare kundrejtë vendit të vetë duke mos ekzagjeruar ndjenjën kundër Shqipërisë, kurse Behrami e ka bërë gjithmonë duke treguar njëllojë kënaqësie kur ne pësojmë gol”.

Pastaj, vazhdon, kjo ka ndodhur që në fillim sepse golin e pësuam që në minutën e pestë të ndeshjes dhe duke parë që ne nuk kishim mundësinë që t’i mposhtim, nervozizmi e frustrimi e bën të veten. Kështu që kur je mes turmës shoqërohesh kollaj dhe kështu ulërin, arsyeton sjelljen e tij në stadium ky tifoz duke qenë i vetëdijshëm se kjo nuk i bën nder tifozërisë shqiptare.

“Normalisht fjala nuk ëshë e bukur, por është futboll, nuk është opera, apo jo”, deklaron tifozi që mban veshur fanelën e re të kombëtares shqiptare.

Megjithë zërat ofendues e fishkëllimat, numri i atyre që kundërshtojnë këto sjellje është i madh. Lojtarët e përfaqësueses zvicerane me prejardhje shqiptare, vazhdojnë të gëzojnë një mbështetje të madhe te shqiptarët që futbollin e përjetojnë si një përballje sportive dhe jo më shumë.

Kështu, kur pyesim një ish futbollist të njohur dhe për një kohë të gjatë trajner i ekipit shqiptar në St. Gallen, FC Besa, Agim Binaku, deklaron, jo unë asnjëherë. Kjo është turp. Ne bëmë një lojë të mirë sot. Me 10 lojtarë të mos pësosh gol e madje të kesh raste të pastërta edhe të shënosh, është sukses. Sa për fishkëllimat e fyerje ai as që do të dëgjojë. “Futbollistët shqiptarë të Zvicrës, jo që nuk janë tradhtarë, por ata janë heronjtë tanë, ata janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë”, thekson Binaku.

Dhe ai nuk është i vetëm, edhe dy shoqet sharmante, Arta nga Ferizaj (Kosovë) dhe Rudina nga Gjirokastra (Shqipëri) që nuk kishin parë shumë futboll në jetën e tyre, ishin të habitura me thirrjet jotolerante ndaj Valonit. „Ne nuk iu kemi bashkagjitur fyerjeve ndaj Valonit, sepse janë raciste“. Por, pastaj këto fishkëllimat po, fishkëlluam edhe ne saherë që merrnin topin ata, sepse donim t’i hutonim e ishim pak të inatosura me ta, tregon Rudina. “Në qoftë se ata do të luanin për Shqipërinë, ne sot do të kishim një fitore shumë të madhe ndaj Zvicrës, dhe  pikërisht që këta nuk na e dhanë e nuk na e falën këtë kënaqësi, ne i fishkëllenim”.

Thirrjet “Valon magjypi” nuk kanë kaluar pa u dënuar nga shumë gazetarë, publicistë, artistë të Kosovës. Kjo sjellje e tifozëve ka ngjallur një debat të madh në rrjetet sociale duke cilësuar sjelljet e tifozëve shqiptarë tejet të ulta.

Publicisti i njohur Halil Matoshi këta tifozë i quan të rrjepur, të cilët ta falin edhe gjakun e babës, por kurrë suksesin. Racistë të ligj, shkruan ai. “I madh je Valon Behrami-Solidar me ty!”. Publicisti shqiptar i kërkon Valonit  falje publike në emër të të gjithë kosovarëve normalë, shkruan Matoshi.

Ndërsa aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu i njohur me nofkën Bufi shkruan: Valon Behramin, Granit Xhaken, Xherdan Shaqirin etj, sot mund t’i fyejë vetëm dikush që e mohon apo nuk e njeh hiç fatin e shqiptarëve të Kosovës dhe nuk i kujton hiç vitet ‘90, sot ky ishte i vetmi lloq në këtë festë të madhe!”.

Next Post

Silvio Berlusconi operohet në zemër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

Taulant Balla reagon me ironi për protestën e PD-së: Berishën e braktisën edhe të vetët

March 22, 2026
“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

“Qeveri e krimit”, Berisha dhe protestuesit i drejtohen Drejtorisë së Policisë së Tiranës

March 22, 2026
Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

Molotovë dhe fishekzjarrë drejt Kryeministrisë, dy ministrive dhe selisë së PS, digjet automjeti i Policisë së Shtetit

March 22, 2026
Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

Berisha largohet me nxitim pas hedhjes së molotovëve drejt Kryeministrisë, mbrohet me çadra nga truprojat

March 22, 2026
“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

“Ndiqni flamujt”/ Tym dhe gaz lotsjellës para Kryeministrisë, marshimi zhvendoset drejt Bashkisë së Tiranës dhe ministrive

March 22, 2026
‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

‘Grupi i zjarrit’ nuk mungon në protestën e PD, fshihet nën pankarta dhe me kapuçët e zinj

March 22, 2026
Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

Pamjet me dron/ Bulevardi i boshatisur, Berishës nuk i shkojnë më në protestë as militantët (VIDEO)

March 22, 2026
VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

VIDEO/ Hidhen molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, policia i shpërndan protestuesit me ujë e gaz lotsjellës

March 22, 2026
“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

“Gati për të marrë pushtetin në Teheran”, flet kreu i opozitës iraniane në Shqipëri: Duhet menaxhuar periudha e tranzicionit

March 22, 2026
Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

Nis protesta e opozitës, mbështetës dhe përfaqësues të PD-së marshojnë drejt Kryeministrisë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In