• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festat, Shqipëria tërheq të huajt. Operatorët turistikë: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

by A R
26/12/2024 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri.

“Ka një numër shumë të madh italianësh që vijnë për Vitin e Ri këtu. Italianët nuk festojnë Vitin e Ri në vendin e tyre, festojnë Krishtlindjen. Dhe vijnë në Shqipëri për Vitin e Ri sepse ju pëlqen atmosfera, festa, çmimet ju duken shumë ekonomike. Kemi një rritje të madhe edhe nga tregu bullgar. Sivjet thuajse të gjitha hotelet e mira, ato me standarde, janë të rezervuara nga bullgarët. Kanë ardhur të organizuar për të festuar Vitin e Ri në Shqipëri”, tha Rrahman Kasa, Unioni turistik shqiptar.

Veç Tiranës, turistët e huaj kanë zgjedhur në mënyrë masive edhe qytetet bregdetare për ndërrimin e viteve.

“Bullgarët janë në Golem, të gjitha hotelet e mira të Golemit janë të rezervuara. Ka edhe në Vlorë, Sarandë, edhe italianët zgjedhin edhe bregdetin, edhe Tiranën. Tirana ka plot turistë të huaj, por jo të organizuar”, shtoi Kasa.

Nga ana tjetër, ka edhe shumë shqiptarë që Vitin e Ri kanë zgjedhur ta festojnë jashtë vendit.

“Një numër i madh janë në Kosovë, falë turizmit dimëror të organizuar atje. Ka një numër tjetër që zgjedhin vendet e BE, në Greqi, në Paris, në qytetet e Italisë, por ka një numër që shkojnë edhe në Dubai, falë linjës direkte që kemi dhe paketave që ofrojnë. Ka një numër të madh që shkojnë edhe në mënyrë individuale, bëhen disa familje bashkë dhe ikën për turizëm dimëror jo vetëm në Kosovë, por edhe në veriun e Italisë e në alpet e Zvicrës”, deklaroi ai.

Paketat që zgjedhin shqiptarët për të udhëtuar jashtë vendit variojnë nga 40-100 euro për person për një natë, në varësi të yjeve të hotelit ku do të akomodohen dhe destinacioneve që kanë zgjedhur.

Next Post
Hetimi pasuror, avokatët e familjarëve të Veliajt ankimojnë në gjykatë kontrollet e BKH-së

Veliaj flet pas dëshmisë në SPAK: Shkova si bashkëpunëtor për “kurthe e letra anonime” nga ata që nuk na mundin dot...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

“Ka ardhur koha të ndryshojë sistemi politik”- Dash Shehi: Europa na ka mbetur si shpresë përballë skandaleve! Jo vetëm rotacion

September 29, 2026
LIVE/ Shqipëria thellon rezultatin, Rei Manaj shënon të tretin dhe vulos fitoren! Sherri shpëton portën, kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

LIVE/ Shqipëria thellon rezultatin, Rei Manaj shënon të tretin dhe vulos fitoren! Sherri shpëton portën, kuqezinjtë në vendin e parë (VIDEO)

September 29, 2026
“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

“I vetmi narkoshtet…”- Berisha nxin përsëri Shqipërinë në Strasburg: Diasporës i detyrohemi pothuajse mbijetesën! Qëndrim ndërkombëtar për të shpëtuar kombin

September 29, 2026
Identifikohen mbetjet kockore të së paku 23 personave në varrezën masive të Zubin Potokut në Kosovë! Prokuroria: Tre persona nën akuzë

Identifikohen dy të zhdukur nga lufta në Kosovë! Dalin përgjigjet e ADN, jo nga “Grupi i Intelektualëve”

September 29, 2026
Zogaj: Rama e personalizon ngritjen e SPAK, reforma nuk bëhej pa opozitën! I dha mesazh drejtësisë

Zogaj: Rama e personalizon ngritjen e SPAK, reforma nuk bëhej pa opozitën! I dha mesazh drejtësisë

September 29, 2026
“Ishim mësuar që daja i politikës të hiqte vallen, tani…”- Vangjeli: Historia politike e Shqipërisë mund të shkruhet edhe përmes kronikës së zezë!

“Ishim mësuar që daja i politikës të hiqte vallen, tani…”- Vangjeli: Historia politike e Shqipërisë mund të shkruhet edhe përmes kronikës së zezë!

September 29, 2026
“Integritet i SPAK apo dhuratë?”- Krasniqi: Lajm i mirë që për herë të parë politika s’kishte dijeni për operacionin ndaj SHISH

“Integritet i SPAK apo dhuratë?”- Krasniqi: Lajm i mirë që për herë të parë politika s’kishte dijeni për operacionin ndaj SHISH

September 29, 2026
INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.61%, bujqësia në rënie

INSTAT publikon shifrat: Ekonomia u rrit me 3.61%, bujqësia në rënie

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com