Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka bërë të ditur se në Baldushk po ngrihet tregu për shitjen e gjelave të detit, duke mos lejuar më tregtimin e gjësë së gjallë në rrugë.
Këtë njoftim kreu i bashkisë e ka bërë përmes një statusi në rrjetin social Facebook.
“E di që për disa gjeli i detit preferohet i gjallë. OK, por jo shitje në rrugë si mesjetë. Si bëmë dhe vjet, po ngrihet tregu në Baldushk, aty ku dhe rriten. Kështu ndihmojmë dhe ekonomine vendore atje”, shkruan Veliaj në një postim në rrjetin social “Facebook”.