• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festat e fundvitit, Veliaj bën bashkë komunitetet e besimit të krishterë dhe katolikë: Koha për të qenë më solidarë; të mos e shohim njëri-tjetrin si kundërshtarë

by Java News
27/12/2022 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shtroi mbrëmë një darkë për komunitetet e besimit katolik, orthodhoksë dhe protestantë me rastin e festës së Krishtlindjes. Në fjalën e mirëpritjes, kryebashkiaku tha se viti që po lëmë pas ishte i jashtëzakonshëm për Tiranën.

“Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm për Tiranën, për mënyrën sesi komunikojmë me njëri-tjetrin, ndaj më vjen mirë që i kemi kushtuar hapësirë dhe vëmendje secilit prej besimeve. Një shtëpi e madhe ka vend për të gjithë; siç kemi pasur një traditë me vëllezërit dhe motrat tona myslimane për të festuar Bajramin, e kam gjykuar të nevojshme që, edhe për besimtarët e krishterë të kemi një ditë të dedikuar nga Bashkia, për t’i thënë secilit prej jush se sa e vlerësojmë punën tuaj, shërbesën tuaj, misionin tuaj në qytetin tonë,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se, ndërsa Tirana këtë vit si Kryeqyteti Europian i Rinisë gëlonte nga aktivitetet, “në fund”, – tha Veliaj, – “jemi ne që duhet të bëhemi bashkë, ashtu si në një familje të madhe”.

“Ky vit ka pasur pafundësi aktivitetesh për Tiranën: viti i Rinisë, aktivitetet e futbollit, aktivitete kulturore dhe të muzikës, aktivitete ekonomike, aktivitete politike, Samiti i BE-së, ama, në fund të ditës, kur mbarojnë të gjitha këto aktivitete dhe secili shkon në shtëpi, ne mbetemi këtu. Ne do jemi këtu edhe në datën 31 në fund të vitit. Do jemi këtu edhe për të pritur Vitin e Ri. Do jemi këtu edhe për të gjitha martesat, edhe ata çifte që krijojnë një familje të re në kishat tona, do jemi këtu edhe për ata që përcjellim, pasi kanë pasur udhëtimin e tyre në këtë botë për të shkuar në amshim. Ne do të jemi këtu për të gjithë të porsalindurit. Kjo është shtëpia jonë, kjo është familja jonë, këta janë vëllezërit dhe motrat tona në ditët e mira dhe në ditët e vështira,” tha ai.

Veliaj bëri edhe një thirrje për t’i dhënë fund “armëve”, siç i quajti ai akuzat dhe sulmet politike, dhe të jemi më solidarë ndaj njeri-tjetrit, qoftë edhe në kampet kundërshtare.

“Ftesa e përbashkët në këtë ditë, është: A kemi nevojë ne si komb për një paqe të madhe? Për një armëpushim të madh? Të ulim armët, të cilat jo gjithmonë janë armë fizike. Armë është edhe gjuha jonë. Armë janë mendjet tona, kur i përdorim kundër njeri-tjetrit, për të penguar njëri-tjetrin dhe për të mos e trajtuar njëri-tjetrin si të denjë dhe të barabartë, por si një kundërshtar që duhet mundur. Ndaj, edhe shpresoj dhe lutja ime për qytetin tonë, për kombin tonë, për shoqërinë tonë, është që vërtetë pse mos ta kemi çdo ditë Krishtlindje dhe të jetojmë çdo ditë si një armëpushim të madh mes vedi. Vetëm pastaj mund të predikojmë këtë mesazh për të tjerët. Shumë kollaj të jemi solidarë me këtë, apo me atë nga larg, shumë e vështirë ta praktikojmë njëherë vetë dhe pastaj të përdorim atë mesazh për të tjerët,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

 

Next Post
Drogë, dhunë dhe aksidente/ 12 të arrestuar gjatë orëve të fundit në Tiranë

Sherr në një fast food, i moshuari qëllon me thikë kamerierin 22 vjeç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme! Sanchez pëson humbje në Parlament pas rrëzimit të dy dekreteve për strehimin

October 2, 2026
Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

Ben Andoni: Vizita e Von der Leyen, lajm i mirë për Shqipërinë, por sfida nis me zbatimin e ligjeve

October 2, 2026
Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

Shqipëria mbyll një tjetër kapitull me BE! Zbulohet data, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare

October 2, 2026
Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

Ambasada e SHBA-së pret ambasadorin Eric Wendt! 130 të ftuar në pritjen e mirëseardhjes, ja kush mungoi

October 2, 2026
Lirohen 100 milionë fuçi nafte, Von der Leyen përshëndet vendimin e G7-ës: Shmanget ndalimi i eksporteve dhe koordinimi për rezervat

Von der Leyen në Tiranë, Muçi: Shqipëria rrezikon të jetë anëtare e kategorisë së dytë të BE

October 2, 2026
Vizita e Von der Leyen në Tiranë, Koçi: Sjell optimizëm, sfida më e madhe është ratifikimi nga vendet e BE-së

Vizita e Von der Leyen në Tiranë, Koçi: Sjell optimizëm, sfida më e madhe është ratifikimi nga vendet e BE-së

October 2, 2026
Zjarr i madh në Bilaj të Fushë-Krujës! Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

Zjarr i madh në Bilaj të Fushë-Krujës! Flakët i afrohen banesave, era favorizon përhapjen

October 2, 2026
Ambasadori i OSBE-së takohet me gjyqtarët dhe prokurorët: Të marrin pjesë të gjithë për një sistem më të drejtë dhe besimin e publikut!

Ambasadori i OSBE-së takohet me gjyqtarët dhe prokurorët: Të marrin pjesë të gjithë për një sistem më të drejtë dhe besimin e publikut!

October 2, 2026
“Berisha i lau duart që në 1997 me amerikanët, pagoi miliona dollarë”- Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

“Berisha i lau duart që në 1997 me amerikanët, pagoi miliona dollarë”- Beqiri: Rama në SHBA sepse nuk ka bërë ‘21 janarin’, ‘Gërdecin’…

October 2, 2026
Zgjedhjet e tetorit në Izrael, Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

Zgjedhjet e tetorit në Izrael, Gjykata Supreme lejon partitë arabe të garojnë

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com