• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Festat e fundvitit, Porti i Durrësit njofton dyfishim të lundrimeve me Italinë

by B K
19/12/2024 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

30 sportele janë në dispozicion për të përballuar fluksin e udhëtarëve që pritet të vijnë në vendin tonë nëpërmjet Portit të Durrësit me rastin e festave të fundvitit. Linjat e lundrimit që operojnë me Barin dhe Ankonën në Itali, kanë njoftuar dyfishim të lundrimeve deri në ditët e para të muajit janar 2025.

Autoriteti portual në Portin e Durrësit ka nisur marrjen e masave për shtimin e fluksit të udhëtarëve dhe mjeteve që vijnë me linjat e lundrimit të trageteve me rastin e festive të fundvitit.

Duke nisur nga kjo e enjte, tragetet e linjave ndërkombëtare detare me Barin dhe Ankonën kanë parashikuar dyfishim të lundrimeve për të përballuar fluksin.

“Nga sot rifillojnë lundrimet e dyfishta nga Bari drejt Durrësit dhe anasjelltas. Fluksi është nga Italia drejt Shqipërisë. Në ditët në vijim, presim që të shtojmë me maksimumi me rreth 2 mijë pasagjerë për çdo pasagjer. Pra 4 mijë nga Bari dhe 1800 nga Ankona, janë dhe ditët maksimale të fluksit. Autoritetet portuale kanë marrë masat për përballimin e këtij fluksi, me shtimin e kapaciteteve, si të sporteleve nga Policia Kufitare por edhe nga Dogana Durrës”, tha për A2 CNN, kapiteni i Portit të Durrësit, Taulant Allkaj.

Përgjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti, në Portin e Durrësit janë përpunuar 716 214 pasagjerë, në hyrje dhe dalje të vendit.

Next Post
“Raportet u prishën përfundimisht”/ Shehaj shpalli “divordin” me PD, Korreshi i kthehet: Arrogant!

"Raportet u prishën përfundimisht”/ Shehaj shpalli "divordin" me PD, Korreshi i kthehet: Arrogant!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In