• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Festat e fundvitit, policia në shërbim të përforcuar, masa shtesë sigurie në të gjithë vendin

by A R
19/12/2016 15:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për garantimin e rendit, rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, si dhe të krijimit të lehtësirave ligjore në pikat e kalimit të kontrollit kufitar, gjatë festave të fundvitit 2016 dhe Vitit të Ri 2017.

Për këtë qëllim të gjithë strukturat e Policisë së Shtetit duke filluar prej orës 16:00 të datës 19.12.2016 do kalojnë në shërbim të përforcuar deri në datë 05.01.2017.

Gjithashtu në gatishmëri do të kalojnë edhe strukturat e Forcave Lëvizëse Operacionale si; Reparti RENEA dhe Repartet e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Drejtoria e Policisë së Shtetit ka hartuar dhe miratuar një Plan me detyra konkrete për të gjithë strukturat e Policisë në nivel qendror dhe nivel vendor.

Në bazë dhe në zbatim të këtij Plani nga Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Drejtoritë Vendore të Kufirit dhe Migracionit janë hartuar plane specifike.

Për monitorimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit janë ngritur dhe do  funksionojnë çdo ditë grupet e drejtimit të shërbimeve policore në nivel qendror dhe në të gjithë Drejtoritë Vendore të Policisë dhe Komisariatet  e Policisë.

Masat e marra për tu  zbatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit në nivel qendror dhe vendor synojnë :

  • Rritjen e sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit duke shtuar numrin e patrullave të përgjithshme përgjatë 24 orëve.
  • Marrjen e masave për krijimin e lehtësirave të nevojshme për qytetarët në të gjithë pikat e kalimit kufitar, duke shtuar numrin e sporteleve dhe të personelit policor.
  • Përforcimin e masave për rritjen e sigurisë rrugore në të gjithë akset kryesore rrugore të vendit, duke rritur numrin e patrullave të policisë rrugore, si duke patrulluar me Grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë për të rritur sigurinë në këto akse rrugore.
  • Forcimin e bashkëpunimit me të gjithë institucionet e tjera ligjzbatuese në vend në funksion të rritjes së parametrave të sigurisë dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme kriminale.
  • Marrjen e masave për mbarëvajtjen e të gjithë aktiviteteve festive që do të zhvillohen nga institucionet e ndryshme shtetërore, organet e qeverisjes vendore dhe institucionet e tjera me rastin e festave të fundvitit.
  • Marrjen e masave për sigurimin, grumbullimin, përpunimin dhe analizimin e informacioneve mbi çdo tendencë dhe aktivitet të mundshëm kriminal dhe terrorist, apo tendenca të tjera të mprehta kriminale që lidhen me zhvillimin e festave të fundvitit.
  • Forcimin e masave për kontrollin ndaj personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore me qëllim parandalimin e kryerjes së ndonjë akti të mundshëm kriminal.
  • Përforcimin e masave të sigurisë për ruajtjen e objekteve më të rëndësishme shtetërore, publike e private, nënstacionet elektrike apo te depove të ujit pijshëm.

Policia e Shtetit kërkon  bashkëpunimin me median dhe publikun  në lidhje me:

  • Informimin e publikut për masat e Policisë për sigurimin e rendit publik.
  • Dhënien e këshillave qytetarëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve me pasoja të rënda nga përdorimi pa kriter i fishekzjarrëve, për mënyrën e përdorimit të tyre duke kërkuar mos përdorimin nga të miturit apo përdorimi nën kontrollin e prindërve, etj.
  • Kërkimin e ndihmës, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve në rastet e kufizimeve të përkohshme në disa prej akseve rrugore për shkak të zhvillimit të aktiviteteve masive kulturore e fetare.

Duke shpresuar në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj dhe të komunitetit, Policia e Shtetit ju uron Gëzuar Festat e fundvitit, mbarësi e begati në familjet tuaja./a.m.

 

 

Next Post
I’u shmang taksave për ARMO-n, prokuroria kërkon 10 mln gjobë për Rezart Taçin

I'u shmang taksave për ARMO-n, prokuroria kërkon 10 mln gjobë për Rezart Taçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Hendeku që “Besa” duhet të mbyllë

July 25, 2026
I tradhtoi detaji në makinë/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash

I tradhtoi detaji në makinë/ Shqiptari dhe italiani ndalohen me kokainë dhe para cash

July 25, 2026
Polemika para emërimit, shkak lidhja e Pirlos me kompaninë e basteve në Rusi

Polemika para emërimit, shkak lidhja e Pirlos me kompaninë e basteve në Rusi

July 25, 2026
“Nga TikTok-u në kazermë”, vendet e Ballkanit Perëndimor gati të rikthejnë shërbimin ushtarak

“Nga TikTok-u në kazermë”, vendet e Ballkanit Perëndimor gati të rikthejnë shërbimin ushtarak

July 25, 2026
Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

Më pak kryetarë, më shumë zhvillim

July 25, 2026
“Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

“Vajzën ta besoj ty, eja merre”, zbardhen negociatat mes shefit të policisë së Roskovecit dhe Refit Buzit gjatë lirimit të 24-vjeçares

July 25, 2026
“A e ke bërë Magjistraturën?”, Tom Deda e sfidon publikisht Ols Dadon: U desh të largohesha unë, që të bëheshe ti prokuror

“A e ke bërë Magjistraturën?”, Tom Deda e sfidon publikisht Ols Dadon: U desh të largohesha unë, që të bëheshe ti prokuror

July 25, 2026
Punonte si praktikante në selinë e NATO-s, kanadezja arrestohet për spiunazh

Punonte si praktikante në selinë e NATO-s, kanadezja arrestohet për spiunazh

July 25, 2026
“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

“Besa” e Ramës për flamingot, Berisha: Cinik e dyfytyrësh, injoroi kërkesën e tyre për dorëheqje

July 25, 2026
“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

“Hakmarrja është e pashmangshme”, Irani reagon ndaj kërcënimeve të ShBA dhe ia “vë” Trumpit duart në fyt

July 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In