• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festat e fundvitit/ Policia kontrolle për parandalimin e futjes në treg të fishekzjarrëve

by
16/12/2021 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me afrimin e festave të fundvitit, policia e shtetit është duke rritur kontrollet në pikat doganore, tregje e njësi tregtare, për parandalimin e futjes dhe hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Lajmin e bëri të ditur Drejtori i Rendit Publik Ylli Vasili në një deklaratë për mediat. Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit, për të verifikuar zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve, në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Sipas asaj që deklaroi Vasili, me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për qytetarët të gjitha strukturave vendore të Policisë u është kërkuar marrja e masave për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore, për parandalimin e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme në prag të festave të fundvitit, si dhe zbatimin e disa detyrave shtesë, të cilat konsistojnë në:

– Shtimin e kontrolleve çdo ditë, për verifikimin e aktivitetit të subjekteve të licencuara dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse i tregtojnë ato sipas përcaktimeve “Artikuj të lejuar e të ndaluar”;

– Rritjen e cilësisë së kontrolleve, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera përgjegjëse, kryesisht me Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), për magazinimin dhe tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin, si dhe për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që shkelin rregullat e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve;

– Në koordinimin e veprimeve ndërmjet ndihmësspecialistëve të Policimit në Komunitet/SPZ, Patrullave të Përgjithshme, Policisë Kriminale, me pushtetin lokal dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen në kohë të çdo paligjshmërie që shfqet në territor dhe që cenon rendin e sigurinë e jetës dhe pronës së qytetarëve.

/b.h

Next Post
“BBV ta zbulon surratin si e ke oj çikë”/ ‘Luzja’ i del kundër koleges në Portokalli, mbron Donaldin: O yll, gojën mjaltë e ke

“BBV ta zbulon surratin si e ke oj çikë”/ 'Luzja' i del kundër koleges në Portokalli, mbron Donaldin: O yll, gojën mjaltë e ke

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Arsyet kanë tejkaluar ligjin’- Gjykata e Lartë e la Veliajn në qeli, avokati Ndreca: Po cenohet mandati i të zgjedhurit, s’po lejohet të ushtrojë detyrën

‘Arsyet kanë tejkaluar ligjin’- Gjykata e Lartë e la Veliajn në qeli, avokati Ndreca: Po cenohet mandati i të zgjedhurit, s’po lejohet të ushtrojë detyrën

September 16, 2026
S’ka prodhim vendas, shtohet importi i energjisë elektrike! Në gusht u shpenzuan 21.8 milionë euro

KESH shton importet e energjisë, blerjet arrijnë në 80 milionë euro!

September 16, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

September 16, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Parashikimi i motit/ Kthjellime dhe vranësira gjatë ditës së sotme, reshje shiu në zonat malore!

September 16, 2026
Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

Dita e vendimit pas tri vitesh gjykim, Haga jep sot verdiktin për Thaçin dhe ish-krerët e UÇK-së!

September 16, 2026
“Je njësh me kryeministrin”, Artan Hoxha përplaset me Eugen Beçin për pagat e magjistratëve: Po gënjen sy më sy… (VIDEO)

“Je njësh me kryeministrin”, Artan Hoxha përplaset me Eugen Beçin për pagat e magjistratëve: Po gënjen sy më sy… (VIDEO)

September 16, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

“Shqipërisë i duhet një Kushtetutë e re”, Shehi: Duhet referendum, por asnjëra palë nuk e do!

September 16, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

Gjykata e Lartë e la në burg, avokati i Veliajt zbulon “betejën” e radhës: Kemi dy mundësi…

September 16, 2026
VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

VIDEO/ Çfarë mbrëmje për Anis Mehmetin, i shënon Arsenalit në ndeshjen e parë si titullar këtë sezon dhe i jep ‘mesazh’ trajnerit!

September 15, 2026
Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

Danimarka raporton tentativë sulmi dhe akuzon Rusinë për anijen luftarake: Na qëlloi helikopterin ushtarak!

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com