• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Festat e fundvitit / Nishani, ballo për fëmijët me sindromën Down

by Java News
18/12/2015 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me rastin e festave të fundvitit, organizoi të premten në mbrëmje, në ambientet e Presidencës, ballon në mbështetje të fëmijëve me sindromën Down. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, kreu i shtetit tha se, “sot këtë ballo ia dedikojmë fëmijëve që kanë një realitet tjetër njerëzor, por janë pjesë e shoqërisë tonë dhe nga dashuria në dashuri, gjithçka e mirë mund të arrihet”.

“Ndaj tyre nuk mund të rrinë duarkryq dhe kurrsesi nuk mund t’i harrojmë. Ata duhet t’i ndihmojmë dhe për ta diçka duhet të bëjmë”, tha Presidenti Nishani, ndërsa theksoi se, ata janë pjesë e shoqërisë, që na mësojnë diçka tepër të vyer, detyrimin moral për t’u kujdesur për ta”.

“Nuk janë vetëm ata që kanë nevojë për ndihmën tonë, por edhe ne kemi nevojë po aq sa ata për dashurinë e tyre. Duhet të kthejmë pamundësinë e dukshme, në mundësi reale për integrimin, në mënyrë që çdo krijesë humane të gjejë sado pak qetësi, dinjitet dhe harmoni”, tha Nishani.

“Të duash dikë, për për më tepër fëmijët me sindromën Down, është e pamundur të mos shpërblehesh, e pamundur që ai të mos të dojë. Nga dashuria jonë për ta, tek dashuria e tyre për ne. Nga dashuria në dashuri, gjithçka e mirë mund të arrihet. Duhet të na mjaftonte ky konstatim që ndaj tyre të kemi një vlerësim më të arsyeshëm e të mbajmë një qëndrim më korrekt e më objektiv, e më human”, theksoi kreu i Shtetit.

Duhet të kemi parasysh se punët e vështira e sfidat e mëdha na shërbejnë për t’u trimëruar e për t’u forcuar, vijoi ai, ndërsa u shpreh se, natyra ka plot shembuj që një numër krijesash edhe pse duken të pamundur për të kryer disa punë, ato i bëjnë për bukuri.

“Specifikat e fëmijëve me aftësi të ndryshme kërkojnë të mos shohim sesa e vështirë është të arrihet diçka për ta, por të shihet mënyra sesi mund ta arrijmë. Asnjë problem nuk mund të zgjidhet, pa u lodhur për ta zgjidhur atë. Ndihmojini sa të mundni këta fëmijë, jo për mëshirë, jo si indiferentë apo soditës, por ndihmojini duke e konsideruar këtë ndihmë ashtu siç është, si reagim i qytetarëve aktivë që kontribuojnë për të mirën e të gjithëve”, tha Presidenti Nishani.

Next Post

Bota në vitin 2015

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In