• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festat e fundvitit ndriçojnë Presidencën, Begaj me Zonjën e Parë dhe fëmijët ndezin dritat e pemës

by S T
06/12/2024 20:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Institucioni i Presidentit të Republikës u ndriçua sot për festat e fundvitit. Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ndezi dritat e pemës bashkë me fëmijët e ftuar nga e gjithë Shqipëria.

Në këtë festë, të kthyer tashmë në traditë, morën pjesë këngëtarë të vegjël, valltarë, instrumentistë, si dhe nxënës të shkollave të ndryshme të vendit, të cilët kanë marrë çmime kombëtare e ndërkombëtare përgjatë vitit 2024.

Institucioni i Presidentit të Republikës e ka kthyer në traditë kremtimin e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri me fëmijët, të cilët, edhe këtë vit, me emocion e gëzim, ishin protagonistë dhe spektatorë të koncertit festiv.

Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, uroi fëmijët përsukseset e tyre në shkencë, art, kulturë dhe sport. Zonja Begaj theksoi në fjalën e mikpritjes se fituesit e medaljeve përgjatë vitit që po lëmë pas janë shembulli i duhur për bashkëmoshatarët e tyre dhe se gjithkush ndihet krenar për ta

“Mirëmbrëma dhe mirëserdhët, të dashur fëmijë! Kjo sallë, e mbushur me kaq hare e gëzim, na lumturon të gjithëve. Këtë vit mes nesh kemi shumë kampionë të dalluar e të suksesshëm në shkencë, art e sport. Ata meritojnë një duartrokitje të madhe nga ne sot të gjithë.

Të dashur kampionë, përkushtimi dhe pasioni juaj për letërsinë, shkencën, artin, kulturën dhe sportin janë siguria që e ardhmja jonë do të jetë më e mirë. Ju jeni shembulli i duhur për të gjithëbashkëmoshatarët tuaj. Faleminderit që keni udhëtuar nga anembanë Shqipërisë për të ndezur sot bashkë dritat e pemës së festave të fundvitit!

Fëmijë, ju lutem, një duartrokitje të madhe për prindërit, mësuesit dhe trajnerët tuaj. Pa vëmendjen, kujdesin dhe mbështetjen e tyre, ju nuk do të jeni të suksesshëm. Ju uroj të gjithëve festa të mbara, shëndet e vullnet për të realizuar ëndrrat tuaja! Gëzoni!”

Festa vazhdoi me kërcimet e valltarëve të Qendrës Kulturore Artistike Tiranë, këngët e interpretuara nga artistët e vegjël të Liceut Artistik të Tiranës dhe zëra të rrallë nga Shqipëria, por edhe nga Kosova, si dhe interpretime artistike e instrumentale nga nxënës që kishin fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare në fusha të ndryshme të artit.

Ekipi kampion ndërkombëtar në Judo nga qyteti i Kavajës ofroi për të ftuarit një ndeshje të këtij sporti, ndërsa festa kulmoi me dhuratat simbolike që Institucioni i Presidentit të Republikëskishte përgatitur për të gjithë miqtë e vegjël.

/S.T

Next Post
Shehi: Cikli i Berishës dhe Bashës, i mbyllur! Aksioni i opozitës i gabuar

‘Të vegjlit’ kërkojnë lista të hapura, Shehi: Kushtetuesja të mbrojë interesat e minorancës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

Futet në fuqi Bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve

March 23, 2026
Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

Krijohen radhë të gjata, Trump dërgon “ushtrinë” kundër emigracionit në aeroporte

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

Çmimi i naftës në Shqipëri “fiksohet” 214 lekë për litër, tregu me pakicë mbetet i pandryshuar

March 23, 2026
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

13 % e shqiptarëve vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave

March 23, 2026
GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

GJKKO jep dritën jeshile, SPAK nis “shoshitjen” e telefonave të dy ish-drejtorëve të MIE-s

March 23, 2026
VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

VIDEO / Polici mori flamurin që po shkelte Mziu, Lamallari: Respekt që e lartësoi simbolin kombëtar

March 23, 2026
‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

‘Finalja’ ndaj Polonisë, Hysaj: Mezi pres të zbres në fushë! Laçi: Bëjmë krenar gjithë Shqipërinë

March 23, 2026
PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

Boçi: Berisha u godit me armë luftarake, me spraj paralizues!

March 23, 2026
Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

Administrata Trump njofton rishikim strategjik të MINURSO në Saharanë Perëndimore

March 23, 2026
Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

Salianji i përgjigjet Berishës: Sa më shumë flet për përjashtime, aq më e qartë bëhet frika nga gara

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In