Në prag të festave të fundvitit, kur shtohet dhe fluksi për blerjen e ushqimeve, Autoriteti Kontrollit i Ushqimit, (AKU) ka forcuar inspektimet në tregjet e vendit për sigurinë ushqimore.
Në harkun kohor shtator-dhjetor 2018 inspektorët e AKU-së kanë kryer 511 inspektime në tregjet e vendit dhe për shkeljet e konstatuara ka vendosur 194 paralajmërime 35 gjoba si dhe ka marrë 14 masa për ndërprerje të aktivitetit.
Sipas AKU-së, inspektimet gjatë kësaj periudhe janë shtrirë jo vetëm në njësitë tregtare por edhe tregjet e hapura, restorantet e institucionet parashkollore.
Inspektorët shprehen se, për produktet e pa shoqëruara me faturë origjine dhe të konstatuara jashtë datës së skadencës, është marrë masa përkatëse për t’u larguar nga tregu.
AKU u bën apel qytetarëve të jenë sa më të vëmendshëm dhe të bëjnë blerje në subjekte të lincencuara siç janë marketet dhe supermarketet, ku ushqimet janë të kontrolluara dhe konform standardeve.
/a.rada










