• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Festa me “drita të kuqe”, shqiptarët autorë të vrasjes së truprojës në Londër?

by A R
06/01/2019 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Truproja i qëlluar me thikë për vdekje, jashtë ambienteve të një feste me “drita të kuqe” në prag të Vitit të Ri të organizuar nga Eddie Davenport në Mayfair, ishte viktimë e pafajshme e luftës së ashpër për territore mes bandave. Të paktën kështu thonë burime pranë mashtruesit famëkeq.

Tudor Simionov, 33 vjeç, u shpall hero pasi luftoi trimërisht me 9 persona të paftuar jashtë shtëpisë 12.5 milionë paund në Mayfair të Londrës Qendrore, gjatë orëve të para të mëngjesit, përpara se të qëllohej me thikë në gjoks.

Një burim ka thënë për “Daily Mail”, këtë të dielë, se agresorët ishin banditë që mbërritën në festë me synimin për të vjedhur parà nga tutorët, prostitutat dhe shpërndarësit e drogave brenda. Personat, që besohen se janë shqiptarë, thuhet se po zhvillojnë një betejë me bandat rivale për të kontrolluar tregun e prostitutave në Londër.

Davenport, 53 vjeç, i cili bëri emër duke organizuar festa orgjish për nxënësit e pasur të shkollave publike, u dënua me 8 vite burgim në shtator të vitit 2011, për një mashtrim 4.5 milionë paund.

Truproja e sigurisë, Simionov është transferuar në Londër nga Rumania vetëm dy muaj më parë, në kërkim të një “jete më të mirë”. Veç tij, edhe dy pjesëtarë të tjerë të sigurisë, 37 dhe 29 vjeç, por edhe një grua 29-vjeçare, u sulmuan me thikë.

Edhe pse ka dalë tashmë nga burgu dhe njihet për organizimin e festave të seksit, avokati i Davenport këmbëngul se nuk ishte ai organizatori, sikurse as nuk ka marrë parà nga të ftuarit, por nuk konfirmoi nëse “Lordi” ishte i pranishëm apo jo në festën që po zhvillohej në shtëpinë e tij.

a.cupaj

Next Post
Ngrin Korça, termometri shënon -15 gradë gjatë natës

Ngrin Korça, termometri shënon -15 gradë gjatë natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In