• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festa e Vitit të Ri, Bashkia e Tiranës shpërndan pako me ushqime për familjet në nevojë

by Java News
29/12/2017 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tryeza e mbrëmjes së Vitit të Ri do të jetë plot me ushqime edhe për ato familje, të cilat ndodhen në vështirësi ekonomike. Bashkia e Tiranës iu është gjendur pranë familjeve në nevojë, duke shpërndarë këto ditë pako ushqimore dhe dhurata për fëmijët me rastin e festës së ndërrimit të viteve. Në shpërndarjen e dhuratave në Njësinë Administrative në Bërzhitë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se solidariteti i treguar në këto ditë festash duhet të vazhdojë gjatë gjithë vitit, për të ndihmuar këdo që ka nëvojë për mbështetje në çaste të vështira.

 “I falenderoj të gjithë bamirësit që, jo vetëm këtu në Bërzhitë, por në të gjithë territorin e Tiranës, i kanë dalë në krah Bashkisë, duke marrë listat e familjeve në nevojë dhe ashtu si sot, po shpërndajnë paketa ushqimore dhe dhurata për fëmijët. Një solidaritet të tillë e kemi pasur në çdo cep të Tiranës. Do ë doja që kjo nismë të vazhdonte gjatë gjithë vitit. Kush ka dy, një mund ta falë, kush ka mundësi për një vakt për Vitin e Ri, një mund ta dhurojë. Kush ka sot një shans më shumë se një tjetër, të ndihmojë”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku u bëri thirrje të gjithë qytetarëve, por edhe bizneseve të ndryshme që në këto ditë festash të dhurojnë ndihma. Veliaj shprehu bindjen se një qytet në zhvillim, si Tirana, ka të gjitha mundësitë për të qenë më solidar me ata që janë në vështirësi.

 “Në këto ditë kemi nevojë për solidaritet. Unë e di se ky është një qytet me shumë banorë, sa vjen e rritet me njerëz që vijnë nga të gjitha cepat e Shqipërisë dhe sigurisht gjithmonë do të ketë probleme për njerëzit në nevojë. Por, gjithashtu besoj se një qytet që ka 1 milion banorë, që prodhon gjysmën e ekonomisë së vendit, duhet të ketë mundësi që të ketë edhe gjysmën e bamirësisë dhe gjysmën e solidaritetit të vendit. Dua të ftoj të gjithë ata anëtarë të komunitetit që i kanë këto mundësi ta bëjnë këtë punë në çdo kohë të vitit”, tha ai.

Një mesazh të veçantë kreu i Bashkisë së Tiranës e dha për ata që kanë një të moshuar në komunitetin ku jetojnë. Nisur nga përvoja pozitive një vit më parë gjatë situatës së emergjencave si pasojë e temperaturave tepër të ulëtave, Veliaj kërkoi një përkujdesje më të madhe ndaj moshës së tretë.

“Ka shumë të moshuar që i kanë fëmijët në emigracion, që ndoshta kanë harruar t’i telefonojnë, të interesohen. Mbaj mend në fillim të vitit vjet, kur filloi ngrica e madhe, një nga problemet kryesore që patëm ishin të moshuarit që jetonin vetëm. Njerëzillëku duhet ta karakterizojë një qytet, siç e karakterizon një familje. Teknologjia bën punën e saj, celulari, infrastruktura bëjnë punën e tyre, por asnjë nuk e zëvendëson njerëzillëkun, që secili duhet të ketë brenda vetes”, theksoi kryebashkiaku Veliaj

a.ç

Next Post
A i nxori fotot e patentave burri i prokurores që iu refuzua viza nga SHBA?

Rovena Gashi, prokurorja që i shpalli 'luftë' SHBA-së pse i revokoi vizën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Largimi i SHBA, shefi i OBSH thotë se arsyet e dhëna nga Trump nuk janë të vërteta

January 25, 2026
“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

January 25, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Media shqiptare: lavatriçja që lan krimin politik dhe jeton prej tij

January 25, 2026
Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

January 25, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Përdorimi i forcës nga opozita tregon mungesën e pushtetit të saj

January 25, 2026
Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

January 25, 2026
“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

January 25, 2026
Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët e Tiranës, do e rrëzojmë regjimin e kalbur të Rilindjes!

Berisha flet pas protestës: Qytetarët triumfuan në rrugët e Tiranës, do e rrëzojmë regjimin e kalbur të Rilindjes!

January 25, 2026
Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve

Rama dy ditë në Jeruzalem: Nga fjala në Knesset, takimi me Netanyahun e deri te vizita te Muri i Lotëve

January 25, 2026
Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

Spektakli i dhunës dhe rrethi vicioz i PD-së

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In