Dita e shënuar e Shën Marisë e cila përkon në 15 gusht dhe festohet nga besimtarët ortodoks në manastirin e ishullit të Zvërnecit, këtë vit është kthyer në traditën e banorëve të kësaj zone.
Bashkia e Vlorës dhe banorët në mungesë të urës e cila prej kohësh është e rrënuar, në dispozicion të besimtarëve dhe turistëve ka vënë gjashtë lundra për të festuar festën.
Prifti i Kishës së Shën Marisë Papa Jani ka uruar besimtarët ortodoksë.
Ndërkohë kryetari i bashkisë së Vlorës Dritan Leli tha do të bëhet e mundur ndërtimi i urës, pasi më herët tenderi ka dështuar tri herë.
Festa e Shën Marisë është festa e dytë më e madhe pas pashkëve për besimtarët ortodoksë dhe festohet çdo 15 gusht.
shqiptarja.com/d.i.