• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Festa e PD si dilema e 28-29 nëntorit

by Skënder Minxhozi
12/12/2023 10:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

Partia Demokratike ka moshën e Krishtit. Por vetëm moshën. Të tjerat i ka shumë larg përkorjes dhe madhështisë së themeluesit të fesë së krishterë. 33 vjet më parë lëvizja e studentëve i jepte rastin një grushti burrash që rastësia, ambicja e fshehur dhe etja për pushtet, i bëri të bëjnë këpucët me baltë në pellgjet e Qytetit Studenti, para se të merrnin në dorë shtetin, për ta bërë edhe më rrëmujë dhe pis sesa rrugicat mes konvikteve studentore.

Një parti e kapur fort pas të shkuarës, duke harruar se ka edhe të tashme dhe të ardhme. Kjo është PD, ose më mirë këto janë PD-të e sotme. Dikur fitonim, dikur mbushnim sheshet, dikur fusnim vendin në NATO, hiqnim vizat e hapnim negociata. Ndërtonim edhe rrugë, paçka se me ca halle të vogla nga pas. Dikur na shihte bota si partnerë të besueshëm, si prurës të demokracisë në Shqipëri. Le të supozojmë se po (megjithëse sa më sipër ha shumë, po vërtet shumë debat), por përtej kësaj që thonë rëndom në PD për të shkuarën e tyre, ka të tjera që fshihen ose bëhet sikur harrohen.

Në 33 vjet kjo parti solli piramidat që më pas vranë mijëra shqiptarë. Kjo parti ka në ndërgjegjen e vet djegie gazetash e burgosje gazetarësh, vrasje protestuesish në dyert e qeverisë, e më pas zhdukje provash brenda godinës së qeverisë. Kjo parti ka në ndërgjegje zgjedhjet më të këqia të tranzicionit shqiptar, gjatë të cilave binte “edhe Skrapari”! Kjo parti i mbante zyrtarët e saj të akuzuar për zhdukje personash, në arrest shtëpie, pa i shkarkuar. Kjo parti krijoi dhe ushqeu lidershipin më karikatural të imagjinueshëm në personin e Sali Berishës, rrethuar me një tufë duartrokitësish që i rrinin dhe i rrinë ende pas. Kjo parti premtoi prona dhe i bëri lëmsh ato, premtoi një shoqëri normale dhe la pas pluhur e kaos në qytetet e fshatrat e vendit. Dhe për të gjitha këto kjo parti u dënua vetëm me kalim në opozitë, jo më tej.

Prandaj  sot kjo forcë politike dikur e madhe, sot është përfshirë në një debat të brendshëm gjysëm-komik të tipit “28 apo 29 nëntori datë e çlirimit”. Grinden për vulën e stemën pa u merakosur që po ju humbet vula të gjithëve, në të gjitha fraksionet, të mëdha apo të vogla.

Eshtë diçka e mirë që PD feston sot e përçarë 33 vjetorin e saj. E dini pse? Sepse pa qenë e tillë, e ndarë dhe e sherrosur, kjo parti mesa duket nuk ka për t’i gjetur kurrë fuqitë të shkëputet nga totemi i saj i përjetshëm Sali Berisha dhe derivati i tij anemik Lulzim Basha, si dhe të mendojë për një jetë të re pas tre dekadash dominimi nga një person i vetëm. Eshtë mirë që sot dy pjesët e PD e bëjnë kritikën e ashpër të njëra-tjetrës ashtu të ndara, duke na dhënë kështu një radiografi të plotë të asaj që ngjet aty, si një akt demokracie të brendshme në distancë. Sepse në PD demokracia mund të egzistojë vetëm në distancë. Eshtë provuar qysh në verën e nxehtë të vitit të largët 1992, kur prej asaj dere doli një rresht burrash që pak vite më vonë do të provonin edhe drurin e dhunën fizike “nga partia”. Duhet të festojë apo duhet edhe të kruajë kokën e të ulë zërin një parti e tillë pas tre dekadash?! Përgjigje sa e thjeshtë, aq edhe e vështirë…

Next Post
FOTO/ Inskenoi vrasjen e bashkëshortes, Naim Murseli foto me kryeministra dhe këngëtare të famshme

Naim Murseli në listën e zezë të bankave suedeze, zbulohet lista e borxheve

Comments 3

  1. ZIGMUND FROJDI says:
    2 years ago

    Ku je mor shkenctari Skender Minxhozi qe luan gjith diten bixhozi, se e han shume
    majdanozin dhe te ben mire nje gote me limontozin, se sa per PD-ne mos u shqetso se do ngelesh pa gjume, se e di qe ke humbur si gjithmone ne bixoz, mor karagjoz dhe shume shpejt dhe ti do aratisesh drejt RUANDES.

    Reply
    • Frojd zigmo says:
      2 years ago

      Me mire te hash majdanoz dhe limmontos sesa te hash kastraveca dhe patlixhana nga mbrapa o Zigmund

      Reply
  2. Mira says:
    2 years ago

    Si gjithmonë i saktë! Zullumet vazhdojnë dhe fatkeqësisht turma e duartroket edhe pse me shumë firo !!! Vrasësit,hajdutët …kanë gjetur strehë në atë sigël dhe pa hyrë gjëmb në këmbë. Sigurisht që po përpiqen të shpëtojnë lëkurën nën shprehjen ‘ ” hajduti thërret kapni hajdutin'” Respekt për ju

    Reply

Leave a Reply to Mira Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtonte automjetin i dehur, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

February 8, 2026
Moti i keq shton rrezikun për aksidente, Policia apel drejtuesve dhe këmbësorëve për kujdes

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, dëborë në Alpe

February 8, 2026
“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

“Gjenden disa kuti…”/ Policia kontrollon shtëpinë e Mandelson, çfarë fsheh ish-ministri britanik?

February 8, 2026
Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

Lehtësitë fiskale dhe kushtet e qëndrimit: Si po shndërrohet Shqipëria në destinacion për pensionistët amerikanë

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese ka votuar 8 me 0 kundër Edi Ramës dhe 4 me 4 kundër Ballukut

February 7, 2026
“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

“Puthja simbolike për deputetët dhe diferencat me Lapajn”, Endri Shabani tregon momentet e zgjedhjes Avokat i Popullit

February 7, 2026
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetimin ndaj ish-ministrit të Kulturës Jack Lang

February 7, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

February 7, 2026
“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

“Ma drodhi fëmijën, duhet t’i stakojnë”, prindi denoncon rrezikun nga elektriciteti në pajisjen argëtuese te Shkëmbi i Kavajës

February 7, 2026
Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

Makina përplas motorin në Lungomare, drejtuesi i motomjetit transportohet me urgjencë në spitalin e Vlorës

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In