• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festa e Pavarësisë, liderët botërorë urojnë Presidentin Meta

by Java News
28/11/2017 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Meta ka marrë mesazhe të shumta urimi me rastin 105-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë mesazhe të shumta urimi me rastin e 105-vjetorit të Festës së Pavarësisë dhe Ditës së Flamurit, nga homologë e Krerë Shtetesh të vendeve mike të Shqipërisë.

Në mesazhin e tij Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ndër të tjera thekson se: “Dy kombet tona kanë zhvilluar një bashkëpunim të thellë që na ka lejuar të punojmë së bashku për të trajtuar çështje me rëndësi globale. Ju falënderojmë për rolin tuaj si partner vendimtar në promovimin e qëndrueshmërisë rajonale dhe luftën kundër ekstremizmit, si dhe mbështetjen tuaj anembanë botës, si një Aleat i NATO-s dhe vend anëtar i koalicionit për Shkatërrimin e ISIS-it”.

Ndërsa, Presidenti Italian Sergio Mattarella, në mesazhin e tij të urimit shpreh ndër të tjera se: “Takimi i frytshëm dhe intensiv që kemi pasur me rastin e vizitës suaj të fundit në Romë, ka konfirmuar më tej statusin e shkëlqyer të marrëdhënieve midis vendeve tona, forcën e lidhjeve të miqësisë dhe të afërsisë që bashkojnë popujt tanë dhe mbështetjen e fortë të Italisë në rrugëtimin e integrimit evropian të Shqipërisë”.

Po ashtu, Presidenti Gjerman, Frank-Walter Steinmeier thekson në mesazhin e tij se: “Të jeni i sigurt se, Gjermania do të vazhdojë të jetë e angazhuar si vend mik dhe partner në krah të Shqipërisë, në rrugën e saj të Bashkimit Evropian”.

Ndërsa, Presidenti i Greqisë, Prokopios V. Pavlopoulos, shpreh ndër të tjera në mesazhin e tij të urimit, mbështetjen afatgjatë të Greqisë për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë shpreh: “vendosmërinë dhe gatishmërinë për t’i promovuar më tej marrëdhëniet tona dypalëshe në dobi të dy popujve tanë dhe të të gjithë rajonit”.

Një mesazh urimi vjen dhe nga Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i cili ndër të tjera shkruan se: “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kinezo-shqiptare dhe dëshiroj të bëj përpjekje bashkë me Ju për nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm dhe të shëndetshëm të marrëdhënieve miqësore midis Kinës dhe Shqipërisë, që t’u sjellim më shumë të mirën dy vendeve dhe dy popujve tanë”.

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, thekson ndër të tjera në mesazhin e saj se: “Republika e Kroacisë si mike dhe aleate e juaja, mbështet fuqishëm të ardhmen e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe është e gatshme për të vijuar të japë ndihmë dhe transferojë njohuri dhe eksperiencë nga proceset e saj të integrimit evropian”.

Mesazhe urimi Presidenti Meta ka marrë edhe nga Perandori i Japonisë Akihito, Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf R, Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Doris Leuthard, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, Presidenti i Indisë, Ram Nath Kovind, Presidenti i Kazakistanit, Nursultan Nazarbayev, Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, e shumë homologë e personalitete të tjera evropiane e botërore.

Mesazhe të shumta vijojnë të mbërrijnë në këtë përvjetor të shënuar të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit Kombëtar.

a.ç

Next Post
FOTOT/ Modelja thyen rrjetin, i lë targën Kim Kardashian-it

FOTOT/ Modelja thyen rrjetin, i lë targën Kim Kardashian-it

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Transaksion historik”- Trump njofton marrëveshjen me Venezuelën, SHBA do kontrollojë 65 miliardë fuçi nafte: Dyfishon rezervat tona!

SHBA merr “pjesën e luanit” të naftës së Venezuelës

September 6, 2026
Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

Policia ‘shënjestron’ makinat luksoze, në fokus verifikimi i burimit të pasurisë

September 6, 2026
Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

Dokumenti i BE: Rusia i dërgon fëmijët e rrëmbyer ukrainas në një kamp në Korenë e Veriut

September 6, 2026
Situatë kritike nga zjarri në Fier dhe “Qafën e Koshovicës”, flakët përfshijnë lokalin dhe 3 shtëpi të pabanuara! Nis ndërhyrja nga ajri (VIDEO+FOTO)

Vijon prej 24 orësh zjarri në kodrat e Bardhajve, flakët ‘kërcënojnë’ banesat

September 6, 2026
Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

Prangoset i riu në Shkodër, dyshohet për disa vjedhje, Policia i gjen edhe drogë

September 6, 2026
Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

Ngjarja në hotelin në Radhimë, jepen masat e sigurisë për të arrestuarit

September 6, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Pronat para viteve ’91, Kadastra hap aplikimin online, përfituesit dhe kush përjashtohet

September 6, 2026
Zv.kryeministri i Kosovës: Hartat janë ribërë shumë herë por kufijtë tanë nuk preken!

“Kurti, mjerim në politikën e jashtme”, Hoxhaj: Ne veri janë krijuar dy sisteme paralele politike

September 6, 2026
Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

Hita takim me strukturat në Elbasan, Berat dhe Kukës: Siguria dhe qytetarët, prioritet

September 6, 2026
DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

DETAJE / Kush janë të arrestuarit në Sarandë? Grupi i drogës drejtohej nga Altin Arapi…

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com