• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Festa e munguar e Fatos Nanos

by
29/06/2015 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/ 

Do të vijë Fatos Nano në festën e PS-së që mbahet sot mbasdite? Ka ende shumë kuriozë që e bëjnë këtë pyetje. Ish-kryetari i kësaj partie që u krijua nga gërmadha e partisë së punës dhe disa herë kryeministër, vazhdon të krijojë kureshtje më shumë me mungesën se me praninë e tij, më shumë me pritjen për të ardhur se me ardhjen e pritur.

Nano është larguar nga politika aktive dhjetë vjet më parë mbasi humbi zgjedhjet e përgjithshme të 2005-ës dhe dorëzoi në mënyrë paqësore pushtetin tek kundërshtari i tij më i madh politik, Sali Berisha. Për ironi të fatit, vetëm dy vjet më pas, po Sali Berisha ishte shpresa e tij e madhe për rikthim në politikë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2007, përkundër vullnetit dhe dëshirës së pasardhësit të tij në PS. Përballë kandidatit të ardhur nga e djathta Topi, Nano nuk kishte asnjë shans real për realizimin e ëndrrës së tij presidenciale.

Nga ana tjetër, historia e tij me PS-në është pothuajse totalisht e ngrirë. Prej dhjetë vjetësh marrëdhëniet mes tij dhe Ramës dhe si rrjedhojë, me gjithë pjesën zyrtare të partisë, kanë qenë të ndera dhe armiqësore. Po në vitin 2007, Nano u rreshtua haptaz kundër tij në zgjedhjet lokale. Të njëjtën gjë e bëri edhe në zgjedhjet e vitit 2011. Edhe në 2013-ën u tha disa herë se ekzistonte mundësia e përfshirjes së tij në zgjedhje, por ai nuk vendosi asnjëherë ta rrokullisë zarin në lojën e tij të preferuar të politikës.

Disa herë Nano vetë ose njerëz pranë tij kanë hedhur dhe rihedhur në publik idenë e rikthimit në politikë. Përgjithësisht në PS e kanë menduar atë si një pikë rëndese e bashkimi të socialistëve të zhgënjyer dhe të pakënaqur nga Rama, por kjo nuk ka ndodhur asnjëherë sepse vetë Nano duket se i ka vënë pikë ambicjes së tij politike. E para sepse ai nuk ka asnjë shans real në konfigurimin e ri politik të vendit dhe e fundit, por më e rëndësishmja, është se ai nuk ka as vullnetin dhe as forcën për të lëvizur në një terren që e ka mbajtur dikur të pushtuar edhe me arrogancë, edhe me mendjemadhësi, edhe shpesh shumë më mirë në krahasim me pasardhësin e tij direkt në qeveri, Berisha. Sepse Nano vetë e quan veten një cikël të mbyllur.

Me shumë gjasa, në ditët dhe netët e gjata të vetmisë së sotme politike, kur kujton shpurën lozonjare të dikurshme që i servilosej mbas shpine, mendon rikthimin. Një rikthim qoftë dhe për 24 orë. 24 orë si mbreti i dikurshëm i politikës shqiptare. 24 orë të mjafta “…sa për t’i treguar qejfin kujtdo, sipas qejfit të dikurshmëm”. Dh me siguri, Ramës të parit. Sepse urrejtja dhe revanshi është më e fortë brenda të njëjtës fanellë. Edhe sepse në këtë dynja, muhabeti i ciklit është në cikël të pafundëm: Siç ke bërë, ashtu dhe do të gjesh!

Prej disa ditësh Fatos Nanos i është dërguar një ftesë për të marrë pjesë në festën e krijimit të PS-së. Me siguri Nano nuk do të shkojë në pritjen që bëhet në oborrin e Teatrit Kombëtar. Aty do të jenë të gjithë aktorët e vjetër dhe të rinj të politikës. Të vjetrit duke kujtuar kohët e lumtura, të rinjtë shpesh duke u plakur më shpejt se vetë të vjetrit dhe pa çuar në mend, siç është e udhës të jetë, se historia e ciklit është universale.

Rekuizita është e njëjta. Do të nguten të jenë sa më pranë vështrimit të Ramës që do të jetë po aq indiferent sa zakonisht, por që thellë – thellë do të pëlqejë pikërisht ata që do të nguten më shumë për t’ju qasur vështrimit të tij.

Eshtë dobësi njerëzore të duash ata që betohen për dashuri.

Eshtë dobësi njerëzore të dashurosh fort pushtetin.

Dhe këtë dashuri më fort se kushdo e njohin “tradhëtarët”. Ata që e donin dje me kokë Fatos Nanon, për shembull. Ata janë “tradhëtarët” e nesërm. Dhe siç thoshte dikur Dante Aligeri, dhembja më e madhe është kujtimi i kohëve të lumtura kur ke rënë në mjerim. Nano nuk është ky rast. Nano, megjithatë nuk është i lumtur. Partia e tij ka fituar në zgjedhjet e fundit. Dhe mbi të gjitha: ka fituar pa të. Ndaj le të festojë edhe pa të!

Fatos Nano nuk do të jetë sot në oborrin e Teatrit Kombëtar. Aty ka të tjerë aktorë që luajnë të njëjtën pjesë dashurie ndaj pushtetit. Një skenar që dikur Nano e kisjhte shkruar dhe vetë. Sot është ndryshe, sot nuk do të jetë as në skenë, as në plate. U bënë vite që ai di se bën lajm dhe kuriozitet me mungesë. Jo me prani.

Next Post

Vlorë, shkarkohet drejtori i portit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com