Festa e Kurban Bajramit, Berisha uron besimtarët myslimanë
Ish-kryeministri Berisha uroi sot besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
“Te dashur miq, sot besimtaret musliman shqiptar nderojne dhe festojne Kurban Bajramin, diten e mesherise dhe sakrifices te njeriut per Zotin, vehten, familjen dhe kombin e tij. Sot nga zemra le te urojme ne cdo besimtari musliman si dhe mbare shqiptareve, Gezuar kete dite te shenjte dhe ti lutemi Zotit te Madh te ktheje ne miresi cdo sakrifice e perpjekje te çdo njerit prej nesh!”, uron Berisha në Facebook.









