• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festa e Krishtlindjes, mesazhi i Kryepeshkopit Joan nga katedralja “Ngjallja e Krishtit”: Bota ka nevojë për dritë

by Os De
25/12/2025 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryepeshkop Joani, këtë të enjte nga nga katedralja “Ngjallja e Krishtit” ka bëri predikimin në kuadër të festës së Krishtlindjes. Ai theksoi se Biri i Perëndisë u bë njeri që ne të bëhemi perëndi. 

Nga ana tjetër, ai u shpreh se tani më shumë se kurrë, bota ka nevojë për dritën e Krishtit dhe se është detyra e çdo të krishteri ta përhapë dhe ta ndajë këtë lajm me të gjithë botën. Por lajmërimi i lindjes së Krishtit sipas tij nuk u bë në të njëjtën mënyrë për të gjithë. Ai theksoi se, ngjarja u ofrua të gjithëve, por u dha fryt vetëm atyre që kishin dëshirën dhe vullnetin e mirë. 

“Kjo festë e madhe nuk na kujton se kemi të bëjmë me lindjen e një mësuesi, profeti apo ligjvënësi. Perëndia e përjetshme ndërhyn në histori dhe bëhet njeri për të na sjellë në shenjtërinë e tij, për të na bërë pjesë të hyjnores, për të shëruar dhe ringritur lirinë tonë të rënë dhe të deformuar. 

Krishti, Perëndi-njeri, aktivizon, fuqizon dhe gjallëron natyrën tonë dhe na bashkon me Perëndinë, gjë që asnjë mësues, profet apo ligjvënës nuk mund ta bënte dot kurrë. Krishtlindja na fton të marrim pjesë në thirrjen e engjëjve për t’na lavdëruar dhe ne me ta. Por lajmërimi i lindjes së Krishtit nuk u bë në të njëjtën mënyrë për të gjithë. Për sundimtarët dinakë, lajmi nuk u solli gëzim, por frikë, errësirë dhe refuzim, dhe deshën ta vrisnin foshnjën e porsalindur. Ngjarja u ofrohet të gjithëve, por u jep fryt vetëm atyre që kanë dëshirë dhe vullnet të mirë. Të gjithë ata që e pranuan, u dha pushtet të bëhen bij të Perëndisë, shkruan Joani Ungjillori. 

Të dashur vëllezër dhe motra, duhet ta shpallim me gëzim këtë lajm të mirë dhe ta shprehim me zell dhe pa u lodhur se Perëndia është ndër ne. Një dëshmitar i vërtetë shpëton jetë, thotë Solomoni i ditur. Është detyra e çdo të krishteri ta përhapë dhe ta ndajë këtë lajm me të gjithë botën, sepse vetëm duke e ndarë atë me të tjerët, drita mund të ruhet dhe të rritet, ndryshe ajo do të zbehet dhe përfundimisht do të zhduket. 

Tani më shumë se kurrë, bota ka nevojë për dritën e Krishtit. Është e nevojshme, sepse një jetë pa praninë e Zotit bëhet e mjerueshme, kthehet në jetë pa dashuri, pa dritë, një jetë në errësirë.
Vetëm prania e tij mund të ndriçojë zemrat dhe shpirtrat tanë dhe mund t’i japë jetës sonë dritë e gëzim. Është një llambë, drita jonë në këtë jetë”, u shpreh Joani. 

 

 

 

Next Post
Goditi me thikë të riun, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

VIDEO-Plagosja në Kavajë, detajet e reja/ “Më jep para ose…”, autori goditi me thikë biznesmenin dhe dëmtoi fasadën e marketit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

Tubimi i dhunshëm i opozitës, arrestohen katër protestues

March 1, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

March 1, 2026
Europa godet, Irani kërcënon: A është një mundësi e humbur për Teheranin?

ZYRTARE / Irani konfirmon vrasjen e Ajatollahut Ali Khamenei, shpall 40 ditë zie

March 1, 2026
Një vit pas luftës, Putin: Perëndimi nxori “shejtanin nga shishja”, zhvendosi vëmendjen nga korrupsioni

Stalini po rikthehet në Rusi!?

February 28, 2026
Rriten tensionet SHBA-Iran, Trump informohet për opsione ushtarake e të fshehta kundër Teheranit

“Ali Khamenei ka vdekur”, Trump: Besojmë se është e vërtetë!

February 28, 2026
Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

Habit Sali Berisha: Agjentë të infiltruar na thanë se tek ish-vila e Enverit banon Rama, prandaj e sulmuam

February 28, 2026
“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

“Brenda Vilës 31 ndoheshin 12 artistë”, Gonxhja për sulmin e PD: Përgjegjësit do ndiqen penalisht

February 28, 2026
Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

Mediat ndërkombëtare: Ali Khamenei është vrarë, trupi i tij u gjet nën rrënoja!

February 28, 2026
Nxjerr foton e Bardhit duke zbritur nga makina në Kuvend, Murrizi: Pika që s’ju bie, rrini edhe në sediljen mbrapa të dukeni të rëndësishëm

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, Bardhi tregon pse u sulmua godina me molotovë

February 28, 2026
Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

Trump: Luftën në Iran mund ta përfundoj për 2-3 ditë

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In