• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festa e Halloween ‘boshatis’ xhepat e qytetarëve në Tiranë

by Java News
31/10/2018 08:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Halloween është një festë traditë e amerikanëve, e cila ndonëse pa asnjë kontekst historik apo kulturor, filloi të praktikohej edhe në vendin tonë. Prej disa vitesh tashmë, ditët e fundit të tetorit të shumta janë bizneset që kanë ndryshuar vitrinat apo shërbimet e tyre, duke iu bashkuar kësaj tematike.

Sa i përket shitjeve me pakicë, kanë nisur që më herët të furnizohen me artikuj të kësaj feste. Sipas shitësve në Tregun çam në Tiranë, brenda 10 viteve ka ndryshuar shumë përshtatja me këtë festë. Sipas tyre, n.q.s para 10 viteve në dyqan merrnin ndonjë maskë në veçanti ose më pak artikuj, tashmë gama është zgjeruar.

Sipas shitësve me pakicë, edhe në dyqane të tjera në kreyqytet, duke përfshirë edhe dyqanet e lodrave për fëmijë, kërkesat më të mëdha vijnë nga fëmijët. Sipas tyre, kjo ndodh sepse shkollat apo kopshtet organizojnë festa me këtë tematike, për të cilën nevojiten artikuj të tillë. Edhe përfaqësues nga Jumbo, tregojnë se ndër vite kërkesa për produkte të tilla ka qenë në rritje dhe gama që ofrohet këtë vit në dyqan ka qenë më e larta e çdo viti. Edhe kërkesat janë dyfishuar, duke nisur nga veshje të një personazhi të caktuar, kapele, maska etj.

Një tjetër biznes që po ‘përfiton’ ekonomikisht nga kjo festë është ai i argëtimit. Dorjan Maknori, menaxher i një club-i tregon për Monitor se ky është viti i 13 që organizojnë ‘party’ më këtë tematike dhe njëkohësisht, viti që ka pasur rezervimet më të larta. Këtë vit sipas tij, në përputhje me idenë e viteve të mëparshme, angazhohet një DJ i njohur, hyrja është gjithnjë e lirë, sepse festa funksionon me tavolina (në rastin e atyre VIP) ose me pije. Edhe për një pjesëmarrje të tillë, të rinjtë kryesisht që janë frekuentuesit, kanë një kod veshje të caktuar, si dhe make up me këtë tematikë. Pikërisht edhe make up artistët janë një tjetër kategori, që kanë fluks pune dhe prenotimesh për këtë ditë.
Sipas Federatës Kombëtare Amerikane të Shitjeve me Pakicë, vitin e shkuar, më shumë se 179 milionë amerikanë festuan Halloween, krahasuar me 171 milionë në vitin 2016. Halloween në SHBA njihet si festa më e madhe pas Krishtlindjeve dhe fitimet janë kolosale, sidomos në shitjet me pakicë. Sipas shifrave të Statista, për të rriturit, fëmijët apo kafshët e tyre, kostumet janë artikujt kryesorë për të cilët janë shpenzuar më shumë para nga amerikanët, rreth 3.14 miliardë dollarë në vitin 2016./Monitor/ma.me

Next Post
RENDITJA/ Futboll, njihuni me 50 trajnerët më të mirë të vitit 2018

RENDITJA/ Futboll, njihuni me 50 trajnerët më të mirë të vitit 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

Ish-këshilltari takon Thaçin! Zbulon mesazhin e tij për popullin e Kosovës: U bëtë…

September 21, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Milo për ish-ambasadorin Hill: Do doja të ishte më i hapur për vendimin e Hagës

September 21, 2026
“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

“Katastrofike situata me stokun e dosjeve”, ish-gjyqtari: Apeli gjykon sot çështje të 2018-ës!

September 21, 2026
Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

Komplot për vrasje në territorin amerikan: SHBA zbulon planin e inteligjencës ruse për ekzekutimin e një disidenti në Uashington

September 21, 2026
Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

Dëshmoi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Hill përgjigjet nëse do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në apel

September 21, 2026
“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

“Nga Delijorgji te Thoma Gëllçi, kur të dënuarit e drejtësisë shqiptare fitojnë në Strasburg”

September 21, 2026

Ngjarje e rëndë në Jalë: Humb jetën turistja 32-vjeçare nga Londra. Dyshimet e para…

September 21, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

E çfarë prodhoi vizita e Berishës në Amerikë?

September 21, 2026
Kur ish-revolucionari Albin bëhet autokrati Kurti

Gjykata Speciale, Nurellari: PDK synon rikthimin e sovranitetit të Kuvendit, jo amnisti për ish-krerët e UÇK-së

September 21, 2026
“Politika shqiptare si kënetë”- Paskal Milo: Duhet rikompozim për të krijuar hapësirën demokratike (VIDEO)

Milo: Ja si e binda Thaçin bashkë me Hill që të firmoste marrëveshjen e Rambujesë

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com