• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Festa e Fërgesës” bën bashkë Tiranën e Elbasanin, kryebashkiakët Veliaj e Llatja: Të promovojmë turizmin

by Java News
12/07/2022 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Festa e Fërgesës” çeli edicionin e saj të pestë duke bërë bashkë artizanë dhe restorante tradicionale. E kthyer në një traditë të përvitshme për kryeqytetasit, por jo vetëm, ajo erdhi këtë vit si një sfidë shijesh mes Tiranës dhe Elbasanit, duke tërhequr një numër të madh turistësh dhe vizitorësh. Për të përshëndetur këtë festë, i pranishëm ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi etj.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se gjithnjë e më shumë turizmi po kthehet në motor të zhvillimit të ekonomisë lokale dhe burim të ardhurash. “ Është një kënaqësi e jashtëzakonshme në një Tiranë që është mbushur me turistë, në një Tiranë që s’ka dhomë hoteli të lirë, në një Tiranë ku çdo restorant është rezervuar, çdo lokal, çdo klub. Kultura, kulinaria, arti, muzika, teatri, baleti të gjitha prodhojnë ekonomi. Ne patjetër dimë të bëjmë dhe pica, patjetër dimë të gatuajmë dhe ushqime ndërkombëtare, por njerëzit nuk vijnë në Shqipëri për diçka që është e huazuar nga diku tjetër. Njerëzit vijnë në Shqipëri, shpenzojnë para në Shqipëri, kalojnë net në Shqipëri, bëjnë pushime në Shqipëri për diçka që është autentike Shqiptare”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se festa të tilla i shërbejnë dhe ruajtjes e promovimit të identitetit të kryeqytetit dhe njohjes së tij nga vizitorët e huaj. “Kjo është një mënyrë për të kujtuar që ne kemi një traditë të jashtëzakonshme, qoftë edhe në veshjet që keni sot, qoftë edhe në muzikën që luajtëm sot, qoftë edhe në kostumet fantastike që kemi për vogëlushët, qoftë edhe për ushqimin.

Është autentike dhe është diçka që na bashkon, jo vetëm Tiranën me Elbasanin, po diçka për të cilën të gjithë duhet të jemi krenarë. Dhe unë besoj fort që në Shqipëri sot mund të kalosh një kohë të jashtëzakonshme. Patjetër në plazh, po edhe në Tiranë e Elbasan ku nuk ke plazh, mund të hash mirë, mund të kesh shoqëri të reja, mund të shohësh art dhe kulturë, mund të shohësh Kalanë e Elbasanit, Kalanë në Tiranë”, nënvizoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja vlerësoi traditat dhe bashkëpunimin me Bashkinë e Tiranës. “Tirana është shtëpia e të gjithë Shqipërisë. Normalisht fërgesa është një nga gatimet që na ka bashkuar gjithmonë si Shqipëri e Mesme. Faleminderit për këtë aktivitet që na dhatë dhe ne mundësinë që bashkë me artistët e Elbasanit të jemi sot prezentë këtu”, u shpreh kryebashkiaku Llatja.

Krahas panairit të kulinarisë së zonës, të pranishmit patën mundësi të ndjekin performancën e Ansamblit Tirana me valle të Shqipërisë së Mesme, Ansamblit “Isuf Myzyri” dhe Ansamblit të Fëmijëve Elbasan./m.j

Next Post
Me 11 Dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar/ Kulluri: Qëllimi të fitojmë zgjedhjet e ardhshme, po fitoi Berisha garën në PD, i jap dorën dhe e uroj

"Perla që dëgjova se do vijë Berisha i tretë"/ Kulluri: Vendos Këlliçi në PD kur flas unë, kush është ky? PD do humbë prap në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In