• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Festa e emrit të Kryepeshkopit Joan në Ditën e Jetëndërrimit të Shën Joan Teologut, urojnë Papa Leoni dhe klerikët më të lartë nga bota

by A R
26/09/2025 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, u kremtua të premten me solemnitet dita e emrit të Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij Imzot Joanit, në të kremten e Jetëndërrimit të Shën Joan Teologut.

Kisha katedrale “Ngjallja e Krishtit” ishte mbushur plot me besimtarë. Të gjithë Hierarkët e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Mitropoliti i Fierit Hirësi Nikolla, Mitropoliti i Elbasanit Hirësi Andoni, Mitropoliti i Gjirokastrës Hirësi Nathanaili, Mitropoliti i Beratit Hirësi Asti, si edhe Mitropoliti i zgjedhur i Korçës Hirësi Anastasi, ishin të pranishëm, të bashkuar në një frymë dashurie vëllazërore dhe nderimi për Fortlumturinë e Tij, i cili me përkushtim, besim, dashuri dhe urtësi po udhëheq Kishën tonë të Shenjtë në këto kohëra ringritjeje shpirtërore.

Një pritje solemne u zhvillua më pas në Sallën e Pritjeve të Qendrës Sinodike, pranë kompleksit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”, ku u mblodhën hierarkë, klerikë, përfaqësues të jetës publike, miq e bashkëpunëtorë të afërt të Kishës.

Papa Leoni dhe klerikët më të lartë urojnë Kryepeshkopin Joani

Krahas Liturgjisë Hyjnore nuk munguan urimet e përzemërta për Kryepeshkopin Joan. Një e tillë erdhi nga kreu i Kishës Katolike, Papa Leoni XIV.

“Shpresoj gjithashtu që, në imitim të Apostullit Joan, Fortlumturia juaj si dhe e gjithë Kisha e Shqipërisë ta mbani gjithnjë vështrimin të ngulur te Zoti Krisht dhe tek plotësia e jetës dhe e dashurisë që na pret në kthimin e të lavdëruar, teksa vazhdojmë të rrugëtojmë përpara, nën udhëheqjen e Shpirtit të Shenjtë, në udhën drejt pajtimin dhe rivendosjes së plotë të kungimit mes Kishave tona,” thuhet në letrën nga Vatikani, që daton më 19 shtator.

Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë, Kirili, çoi po ashtu një letër urimi me rastin e festës së emrit të Kryepeshkopit Joan.

“Ju lutem të pranoni urimet e mia të përzemërta në ditën e emrit tuaj – kur përkujtojmë Apostullin dhe Ungjillorin e shenjtë Joan Theologun, mikun e vërtetë dhe fort të dashur të Krishtit (nga Vargëzimet e shenjtorit). Duke gjetur forcë nga ndërmjetimet e shenjtorit tuaj mbrojtës dhe me përpjekjen për t’u mbështetur për të gjitha te Perëndia, ngrini kryqin e rëndë të shërbimit si primat, me përulësi e dashuri, në shërbimin priftëror të ungjillit të Zotit (Rom. 15:16) në tokën e bekuar të Shqipërisë. Perëndia i shumëmëshirshëm ju dhëntë paqe dhe shëndet, ripërtërittë fuqitë tuaja trupore e shpirtërore, dhe ju dhëntë ndihmë të bollshme në punët tuaja baritore,” shkroi Patriarku Kirili.

Patriarku i Jerusalemit, Theofili III dhe Bartholomeu i Kostandinopojës shprehën urimet e Kishës, si edhe urimet tona personale.

Next Post
Për ata që i numëruan Veliajt ditët e punës

Për ata që i numëruan Veliajt ditët e punës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

October 25, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

October 25, 2026
Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

October 25, 2026
Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

October 25, 2026
Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

October 25, 2026
Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

October 25, 2026
Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

October 25, 2026
Protesta e dhunshme/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

Protesta e dhunshme/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In