• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Fest 57’ në RTSH, Inva Mula: Nata e dytë, interpretim si në Eurosong

by A R
31/10/2018 19:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar, u prezantua përmes një konference për shtyp nisja e edicionit të 57-të të Festivalit të Këngës në RTSH!

Stafi realizues i këtij edicioni përbëhet nga:Drejtor i Festivalit, Martin Leka, Drejtor Artistik Inva Mula, Producent Muzikor Sokol Marsi, Skenarist Pandi Laço dhe Regjisor Bledar Laço!

Në fjalën e tij përshëndetëse Leka pohoi se lajmi sot është: “prezenca e Inva Mulës si drejtore e këtij Festivali, që do të sjellë një eksperiencë ndryshe dhe inovatore në këtë edicion, ndërsa dyshja Laço rikonfirmon bashkëpunimet e suksesshme që kemi pasur deri më tani”.

Ishte drejtorja artistike Inva Mula, e cila prezantoi platformën e këtij edicioni, që pretendon të jetë më i hapur se kurrë, duke afruar sa më shumë rininë.

“Objektiv për mendimin tim është që ta rikthejmë freskinë, entuziazmin e Festivalit të Këngës në Radio Televizion drejt një publiku, i cili ndoshta për arsye të shumta është shkëputur, ne duam që ai ta kthejë vështrimin dhe të ketë dëshirën si diku ta ndjekë Festivalin dhe ndoshta të mërmërisi këngët më të bukura të tij. Për këtë arsye në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit do të krijohet një grup me nxënësit më të mirë të 15 shkollave të mesme të Tiranës, të cilët do të ndjekin nga afër dhe do jenë një juri ektra, që do të vlerësojë këngën më të mirë”, tregoji Mula para gazetarëve!

Sigurisht që Festivali nuk do të ndryshojë mënyrën e votimit, juria profesioniste do të jetë ajo që do të votojë Këngën fituese, që do të çojë Shqipërinë në Festivalin Eurosong.

Këngët do të prezantohen në 2 netë, nata e parë në 20 Dhjetor, ku 22 këngëtarët do të këndojnë ‘live’ me orkestrën Simofonike të Radio Televizionit Shqiptar, nata e dytë do të jetë Nata e Performancave, apo ndryshe Nata Eurosong, ku të 22 këngët do të vijnë të interetuara ‘live’ por pa orkestër, ato do të shoqërohen nga elementë spektakli duke dhënë në një mënyrë të njëjtën paraqitje që çdo konkurrent do të kishte në Festivalin Europian. Dhe në natën e tretë këngët do të konkurrojnë për vendin e parë.

Këtë vit këngët do të prezantohen parapakisht në një formë ndryshe, duke nxjerrë pakëz prej melodisë, refrenin apo bulëza kënge, por jo të gjithë materialin konkurruese, pasi ai është në garë dhe ethet e garës duhet t’i testojë ‘live’.

Prazantimi i 22 artistëve do të bëhet përmes historive të krijuara posçërisht për secilin prej tyre, të cilat do të shfaqin momente pune apo edhe private dhe do të prezantohen në javën e parë të Dhjetorit, përems rrjeteve sociale Instagram dhe Facebook, apo edhe përmes hapësirës televizive që do t’i kushtohet çdo mbrëmjeje në TVSH, këtij edicioni!

Next Post
“Shtëpia” e re e Vettingut, qytetarët mund të ndjekin seancat me gjyqtarët e prokurorët

Zgjidhet 'ngërçi' me Drejtësinë, kandidatura e Sheshit i hap rrugë krijimit të KLP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

Përjashtimet nga seancat plenare, deputetët e PD padi në Gjykatën Administrative, kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Etikës

April 11, 2026
Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

Zbulohet bazë armatimi në Tiranë, arrestohet 66-vjeçarja

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In