• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ferrari ndryshon ngjyrë, Mercedes e “konkurron”

by Aalison Pearse Stevens
19/02/2016 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duel në distancë edhe kur makinat nuk zbresin në pistë. Mercedes dhe Ferrari ndezin motorët për një tjetër sezon spektakolar. Kampionët gjermanë dhe italianët nga Maranello u shfaqën në publik në të njëjtën ditë me makinat e reja edhe pse ndoqën rrugë të ndryshme. Ishte Mercedes që kërkoi të tërhiqte vëmendjen nga dita e madhe e prezantimit të Ferrarit, duke publikuar në Twitter disa sekrete të makinës së sezonit 2016. Në fakt ishte Nico Rosberg ai që komentoi punën e bërë nga mekanikët e skuadrës së tij, duke premtuar surpriza të shumta në ditën e prezantimit të shtunën. Disa minuta më pas Mercedes shfaqi vetëm pjesën e hundës së makinës, duke zbukuar vetëm një pjesë të vogël të misterit që po rrethon makinën kampione.

Në krahun tjetër, Ferrari zgjodhi mënyrën tradicionale të prezantimit virtual nga Maranello. Njëvendëshja e re, që do të drejtohet nga dyshja Vettel-Raikkonen, synon të rikthehet në majat më të larta të Formula 1 për të thyer hegjemoninë e Mercedes. Puna për ndërtimin e saj ka nisur që gjatë sezonit të kaluar dhe sipas dejtuesve më të lartë të skuadrës italiane, Ferrari SF16-H, është një model revolucionar. Me një imazh të ri ku janë shtuar shiritat e bardhë që në kombinim me të kuqen kombinohen te njëvendëshja e re, e cila ruan disa surpriza nën telajo ku inxhinierët kanë punuar shumë për të rritur fuqinë motorike dhe njësinë e forcës.

Vettel dhe Raikkonen u shfaqën shumë entuziastë për makinën e re që është ndërtuar e gjitha sipas projektit të drejtorit, Maurizio Arrivabene. Dukshëm i emocionuar, drejtuesi i skuadrës theksoi se inxhinierët kanë bërë një punë të madhe, ndërsa Vettel shtoi: “Mezi po pres të zbres në pistë. Këtë sezon dua të ngjitem më lart sepse jemi përmirësuar në shumë sektorë dhe kemi hedhur pas krahëve periudhën e vështirë”. Në të njëjtën linjë qëndroi edhe Raikkonen, i cili theksoi se kjo makinë ndryshon shumë nga ajo e sezonit 2015. Prezantimi u bë në ditën e 118 vjetorit të lindjes së themeluesit të kompanisë, Enzo Ferrari, por për debutimin zyrtar në pistë duhet të presim të hënën pasi Ferrari  do të zbresë në pistën e Barcelonës për testet e para të sezonit. Gjatë ditës së premte zbriti në pistë edhe makina e re Williams FW38. Njëvendëshja britanike që do të drejtohet nga dyshja Massa-Bottas u prezantua në qëndrën e skuadrës në Grove të Britanisë së Madhe. Motori Mercedes do të vazhdojë të punojë nën kofanon e Williams dhe drejtori Frank Williams nuk fshehu objektivin e këtij sezoni, duke shënjestruar vendin e tretë në klasifikimin për konstruktorë. Ai shtoi se Williams duhet të jetë në gjendje të sulmojë dy rivalët më të mëdhenj, Ferrari dhe Mercedes.

Next Post

Padia për mashtrim, reagon Eni Çobani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

Ministri gjerman për Europën takime në Tiranë/ Bisedohet për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si dhe..

January 23, 2026
Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

Rivlerësimi i pronave me 5 për qind nuk ka nisur ende, s’kanë dalë aktet nënligjore

January 23, 2026
Vokshi: Primaret do të zhvillohen në 72 degët e PD-së

“Distancohemi nëse plas molotovi!”/ Albana Vokshi: Protesta nuk do jetë e dhunshme

January 23, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

“Siguria në burgje, vija e kuqe”, Lamallari: Do intensifikohen kontrollet në institucionet e vuajtjes së dënimit

January 23, 2026
SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

SHBA pret stuhinë e akullit, më shumë se 160 milionë banorë do të preken nga moti ekstrem këtë fundjavë

January 23, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

Xi Jinping zhvillon bisedë telefonike me Presidentin e Brazilit

January 23, 2026
Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

Parkimi dysh të çon në burg/ Ndryshimet në Kodin Penal, diskutohet edhe për mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet

January 23, 2026
Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

Tiranë, dy vajza futen në komisariatin e policisë dhe dhunojnë oficeren, përfundojnë në pranga

January 23, 2026
Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

Spiropali nga Stambolli: Shqipëria gati për të marrë përgjegjësitë e saj në Bordin e Paqes

January 23, 2026
“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

“Nuk jemi më në Kansas…”, drejtoresha e FMN përshkruan ndryshimet e thella politike e ekonomike

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In