Një Ferrari i përdorur nga pesë herë kampioni i botës në Formula 1, Juan Manuel Fangio, do të shitet në ankand në Nju Jork në dhjetor.
Ferrari i kuq i vitit 1956 është një “objekt i shenjtë për koleksionuesit dhe admiruesit e makinave kudo në botë” dhe mund të kushtojë mbi 28 milionë dollarë, ka bërë të ditur shtëpia e ankandeve Sotheby në prag të shitjes së 10 dhjetorit.
Makina, një Ferrari 290 MM, shasi 0626, u prodhua posaçërisht për Fangion, pilotin legjendar argjentinas, i cili garoi me të dhe zuri vendin e katërt në garën e rezistencës Mille Miglia më 1956.
Më vonë, makina është mbajtur nga garues të tjerë të njohur, përfshirë Phil Hill, kampioni i vetëm amerikan në Formula 1.
Pas daljes nga garat, Ferrari u ble nga koleksionuesi francez Pierre Bardinon, para se të blihej nga pronari aktual, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
“E ngarë nga pilotët më të mëdhenj të viteve ’50 dhe e ndërtuar për ndoshta pilotin më të madh në histori, kjo është një makinë për tçë cilën u angazhua personalisht vetë Enzo Ferrari dhe është pjesë thelbësore e folklorit të Ferrait”, thotë Peter Wallman, specialist i makinave për Sotheby.



