• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FERRARI dominon në Rusi, VETTEL-RAIKKONEN në vijën e nisjes

by Java News
29/04/2017 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sebastian Vettel me Ferrari ka siguruar  sot “pole position” në pistën e Sochi, të vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Rusisë, garë që do të zhvillohet nesër (starti ora 14:00).

Kjo është hera e parë këtë sezon që makina italiane jep kohën më të shpejtë në provat zyrtare dhe jo vetëm kaq. Në vendin e dytë u rendit një tjetër makinë Ferrari, ajo e Kimi Raikkonen, duke bërë që vija e parë e startit të jetë totalisht e makinës “kokëkuqe”, gjë që nuk ndodhte prej 9 vitesh në Formula 1 (që prej vitit 2008).

Dy pilotët e Ferrarit dueluan mes tyre për “pole”, me gjermanin që la pas shokun e skuadrës me vetëm 59 të mijëtat, duke treguar se makina italiane do të jetë protagoniste nesër në garë. Ferrari fitoi bindshëm betejën me Mercedes, që u rendit në vendet 3-4 me pilotët e saj, duke konfirmuar se hierarkia tashmë ka ndryshuar. Bottas zuri vendin e tretë, duke lënë pas Lewis Hamilton (i katërti), që nuk arriti të duelojë dot për “pole”.

Makina gjermane zhgënjeu në këto prova zyrtare, duke lëshuar vijën e parë të nisjes pas më shumë se 3 vitesh dominim absolur në Formula 1. Në vendin e pestë u rendit Daniel Ricciardo me Red Bull, ndërsa shoku i tij i skuadrës Max Verstappen doli i shtati. Mes tyre u “fut” braziliani Felipe Massa me Williams.

Në vendet 8-10 u renditën Hulkenberg (Renault), Perez (Force India) dhe Ocon (Force India).Nga provat sot ne SochiNë përfundim të sesionit të parë, ata që ngritën “flamurin e bardhë”, duke u eliminuar ishin Palmer (Renault), Vandoorne (McLaren), Wehrlein (Sauber), Ericsson (Sauber) dhe Grosjean (Haas), pergatiti RTK.

Ndërsa në përfundim të sesionit të dytë, u eliminuan Stroll (Williams), Kvyat (Toro Rosso), Sainz (Toro Rosso), Magnussen (Haas) dhe Alonso (McLaren). Më i shpejti, si në sesionin e parë ashtu dhe atë të dytë, ishte finlandezi i Mercedes, Valtteri Bottas. Piloti i McLaren, Vandoorne, do ta nisë nesër garën nga vendi i fundit, pasi ka bërë disa modifikime në makinë dhe është penalizuar me 15 pozicione. (b.an)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ditëlindja i kthehet në tragjedi, humb jetën në aksident prezantuesja e njohur

Ditëlindja i kthehet në tragjedi, humb jetën në aksident prezantuesja e njohur

November 25, 2026
Operacion antidrogë në Stamboll, 24 të ndaluar, mes tyre edhe aktore të njohur të serialeve turke

Operacion antidrogë në Stamboll, 24 të ndaluar, mes tyre edhe aktore të njohur të serialeve turke

November 25, 2026
Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

Përkeqësohet moti, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorë

November 25, 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 26 Nëntor 2026

November 25, 2026
Vizita e parë e Drejtoreshës së Eurostat në Shqipëri, Koçiu: Po modernizojmë sistemin statistikor sipas standardeve të BE-së

Vizita e parë e Drejtoreshës së Eurostat në Shqipëri, Koçiu: Po modernizojmë sistemin statistikor sipas standardeve të BE-së

November 25, 2026

Veliaj njofton vendimin e ri: Nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas

November 25, 2026
“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

“Ndiqni paratë”, zbardhen diskutimet e Wendt me Brahon e Ketën, në fokus tenderat dhe trafiku i drogës

November 25, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Milot, disa të plagosur, mes tyre edhe një i mitur (VIDEO)

November 25, 2026
Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

Festa Kombëtare në Vatikan, prezantohet edhe pulla postare simbol! Ministri Hoxha: Shqipëria krenohet me harmoninë ndërfetare

November 25, 2026
Zvarritet sërish gjyqi për aferën Partizani, “bllokohet” dëshmia e ish-ministrit Pango! Seanca shtyhet më 8 qershor

Debate në GJKKO për dosjen “Partizani” ku gjykohen Berisha dhe Malltezi, SPAK kundërshton pjesërisht dëshmitarin!

November 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In