• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Fernando Deda para trupit gjykues: Më pushkatoni nëse e vërtetoni që kam vrarë Aleksandër Bardhin

by Aalison Pearse Stevens
30/09/2016 09:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Sarandës dje ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për dy nga të arrestuarit, të cilët akuzohen për vrasjen e 47-vjeçarit Aleksandër Bardhi, ngjarje kjo e ndodhur disa ditë më parë në fshatin Shëndëlli. I pari që është përballur me togat e zeza të qytetit bregdetar ka qenë 15-vjeçari Gj.A. Seanca gjyqësore në ngarkim të tij, është zhvilluar në praninë e psikologes Ana Miça, për shkak të moshës së mitur të të dyshuarit.

Prokurori, Sali Hasa ka lexuar akt akuzën për 15- vjeçarin të dyshuar për dy vepra penale, “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Kërkesën e prokurorit të çështjes për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” pa afat e ka lënë në fuqi edhe gjyqtari Sokol Pina. Mësohet se Gj.A. ka mohuar akuzën për vrasje, duke thënë se ai ndodhej në banesë kur në fshat janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë të ditur se ekspertiza balistike e armës së gjetur të groposur pranë banesës së të dyshuarit, ka përjashtuar mundësinë që ajo të jetë përdorur në vrasje duke e nxjerrë të pastër. Megjithatë, oficerët e policisë kanë sekuestruar rrobat e 15- vjeçarit dhe janë në pritje të ekspertizës së policisë shkencore, nëse në to do të gjenden elemente plotësuese të qitjes me armë zjarri.

Të njëjtat burime bënë me dije se familjarët e minorenit kanë mbështetur qëndrimin e djalit të tyre, duke thënë se ai ndodhej në banesë në momentin kur ka ndodhur vrasja. Ndërsa, për armën ata kanë thënë se ndodhej prej vitesh në banesë, e mbetur aty pas trazirave të vitit 1997. Në Gjykatën e Sarandës ka mbërritur edhe 29-vjeçari Fernando Allias Florin Deda. Ashtu si i dyshuari tjetër, edhe 29-vjeçari Deda ka mbajtur qëndrim mohues. Ai është shprehur para trupit gjykues: “Më pushkatoni nëse vërtetoni që e kam vrarë unë Aleksandër Bardhin”. Prokurori Sali Hasa ka ngritur ndaj Dedës vetëm akuzën “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” duke kërkuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, e cila është lënë në fuqi nga gjyqtari Sokol Pina.

Ndërkohë, burime konfidenciale pohuan për “Gazeta Shqiptare” se vrasja e Bardhit vazhdon të mbetet misterioze dhe se të arrestuarit po mbahen vetëm në kuadrin e dyshimeve, por jo mbi bazën e provave të forta që mund t’i implikojnë në krim. Megjithatë, Fernando Allias Florin Deda do të duhet të shlyejë edhe dënimin prej 5 vitesh heqje lirie për akuzën “Trafikim i mjeteve motorrike”. Edhe pse policia dhe prokuroria nuk japin detaje për motivet e vrasjes së Aleksandër Bardhit, informacionet konfidenciale shprehen se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për vjedhje ose përplasje për kultivimin e bimëve narkotike.

BW/d.i.

 

Next Post
Serbia kushtëzon kodin me asetet e Telekomit dhe shtrirje në krejt Kosovën

Serbia kushtëzon kodin me asetet e Telekomit dhe shtrirje në krejt Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com