Fermeri kolumbian, Jose Mariena Cartolos, ka gjetur një thesar të ish “El Patron”, Pablo Escobar, me plot 600 milionë dollarë. Ai i zbuloi paratë pasi mori një tokë nga qeveria, për të zhvilluar një plantacion me palma në ish-tokën e Escobar, raportojnë mediat kolumbiane.
Fermeri derisa lavëronte tokën zbuloi enë të mbushur përplot me para, vlera e të cilave, pas numërimit, arrinti deri në 600 milionë dollarë, transmeton Koha.net.
Fermeri ka lajmëruar autoritete dhe ato i konfiskuan paratë, të cilat do të përdoren nga qeveria kolumbiane për financim të programeve sociale dhe ekonomike.