Dhjetëra fermerë të Klosit kërkojnë dëmshpërblim për gjedhët e ngordhur nga sëmundja e dermatozës nodulare. Në shenjë proteste ata bllokuan aksin nacional Bulqizë-Klos dhe paralajmëruan se nëse nuk do të dëmshpërblehen do të bllokojnë rrugën për një kohë të pacaktuar.
Drejtori i Bujqësisë në Qarkun Dibër, duke e cilësuar të drejtë protestën e fermerëve, premtoi se dëmshpërblimi do të nisë brenda dhjetë ditëve raporton BW.
Fermerët shprehen se për shkak të indiferencës së shtetit për t’i vaksinuar kafshët në kohë humbjet kanë qenë të mëdha./b.d.