Në Lushnje protestohet sërish këtë të mërkurë, kundër uljes së kompensimit të TVSH-së për produket bujqësore. Fermerët kundërshtojnë me forcë vendimin e Ministrisë së Financave.
“Jemi të falimentuar nëse kjo situatë do të vazhdojë”, thanë disa prej tyre të mbledhur në rrugën Lushnje-Fier.
Në rrethrrotullimin e Savrës, ata bllokuan rrugën dhe hodhën sot produkte blegtorale dhe bujqësore.
/a.meta