30% e fermerëve të qarkut të Korçës nuk kanë përfituar mbështetjen me naftë nga ministria e Bujqësisë.
Fuat Orhan, banor i fshatit Rrembec bën me dije se ka aplikuar për 50 hektarë që ka në pronësi dhe ka përfituar vetëm 25% të sasisë së naftës, e thënë ndryshe nga 3000 litra naftë thotë se ka përfituar vetëm 600.
Me 200 lekë nafta, si t’ia dalim? Duke marrë parasysh kostot që ka kjo punë, se sa shumë gjëra duhen dhe në fund pastaj prodhimi del më i pakët dhe më i shtrenjtë”.
Astrit Xhangoli, ka në pronësi 150 hektarë të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore. Për këtë vit ka përfituar sasinë e naftës vetëm për 20 hektarë.
Një tjetër fermer Skënder Hamzaj, banor i fshatit Libonik shprehet se ka marrë vetëm gjysmën e naftës.
“ 50 përqind kam marrë vetëm, ka mbarura fondi thonë, ec e gjej tani”.
Të kontaktuar nga Vizion Plus zyrtarë të drejtorisë së bujqësisë bëjnë me dije se në qarkun e Korçës janë 10.700 familje fermerësh. Ata pranojnë se 30% e fermerëve nuk kanë përfituar naftë pasi është menduar shpërndarje edhe për fermerët e tjerë me mbi 1 hektarë sipërfaqe me kultura bujqësore.
/f.s