• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ferit Hoxha me homologët nga Austria, Çekia dhe Sllovakia: Mbështetje e fortë për rrugën europiane të Shqipërisë

by E B
30/04/2026 15:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, priti sot në Tiranë, ministren Federale për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Petr Macinka, dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Sllovakisë, Juraj Blanár, ku së bashku dhanë një deklaratë për mediat.

Në fjalën e tij, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha theksoi rëndësinë e vizitës së homologëve nga Austria, Çekia dhe Sllovakia, duke e cilësuar atë si një moment të veçantë për Shqipërinë. Ai u shpreh se prania e tyre në Tiranë pasqyron miqësinë e sinqertë që këto vende ndajnë me Shqipërinë, si dhe bashkëpunimin e fortë dhe të qëndrueshëm që është ndërtuar ndër vite. Hoxha nënvizoi se ky bashkëpunim ka qenë veçanërisht i rëndësishëm në mbështetjen e palëkundur për zgjerimin e Bashkimit Europian dhe për rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë, duke shtuar se vendi ynë është mirënjohës për këtë mbështetje.

Ai vuri në dukje rolin e formatit Slavkov (S3) si një platformë konstruktive me agjendë të orientuar drejt së ardhmes, e cila ka kontribuar në forcimin e bashkëpunimit evropian dhe rajonal.

“Veçanërisht, ky format ka luajtur rol kyç në krijimin e Grupit ‘Miqtë e Ballkanit Perëndimor’ tre vite më parë, i cili ka mbështetur në mënyrë aktive avancimin e perspektivës evropiane të rajonit dhe afrimin e përfitimeve konkrete të integrimit përpara anëtarësimit,” tha Hoxha.

Ministri nënvizoi se anëtarësimi në BE mbetet prioriteti strategjik kryesor i Shqipërisë, duke shtuat se “Jemi plotësisht të angazhuar për të ruajtur këtë ritëm të fortë dhe presim përmbushjen e IBAR sa më shpejt, duke hapur rrugën për fazën e ardhshme të negociatave, atë të mbylljes së kapitujve. Ky është dhe duhet të mbetet një proces i bazuar në meritë, i mbështetur në reforma dhe rezultate konkrete e të verifikueshme.”

Në vijim të deklaratës së tij, Hoxha u ndal tek zhvillimet rajonale, duke theksuar se diskutimet me homologët nga Austria, Çekia dhe Sllovakia u përqendruan në rëndësinë e stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.

Ai nënvizoi se perspektiva e qartë evropiane për të gjitha vendet e rajonit është thelbësore, ndërsa mbështetja politike për zgjerimin e Bashkimit Europian, integrimi gradual dhe koordinimi më i ngushtë mes shteteve anëtare dhe vendeve të Ballkanit duhet të mbeten në qendër të agjendës së përbashkët.

“Diskutimet tona u përqendruan në ndërlidhjet energjetike dhe korridoret e transportit, veçanërisht në dritën e zhvillimeve aktuale gjeopolitike. Trajtuam edhe migracionin dhe menaxhimin e kufijve, si dimensione kyçe të sigurisë së BE-së. Shqipëria është e angazhuar për të rritur kapacitetet, për të forcuar kontrollin kufitar dhe për të adresuar migracionin e parregullt në bashkëpunim të ngushtë me BE-në.”

Ministri Hoxha rikonfirmoi angazhimin e Shqipërisë për integrimin europian, duke theksuar se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Evropës.

Ai nënvizoi se në kontekstin aktual gjeopolitik, zgjerimi i Bashkimit Europian nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strategjike.

Hoxha theksoi se Shqipëria dhe partnerët e saj janë të vendosur të ruajnë këtë moment të fortë politik dhe të çojnë përpara, pa vonesa, rrugëtimin drejt integrimit europian të vendit dhe të gjithë rajonit.

“Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e së ardhmes së Evropës. Në kontekstin e sotëm gjeopolitik, zgjerimi nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strategjike. Rikonfirmuam angazhimin tonë të përbashkët për të ruajtur këtë moment të fortë politik dhe për të çuar përpara, pa vonesa, rrugëtimin drejt integrimit evropian të Shqipërisë dhe të gjithë rajonit.”

Next Post
Përplasje për panelet fotovoltaike/ Ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, efektivët pengojnë hyrjen e banorëve në sallë

Përplasje për panelet fotovoltaike/ Ndërpritet mbledhja e Këshillit Bashkiak në Bulqizë, efektivët pengojnë hyrjen e banorëve në sallë

Comments 1

  1. Bruno says:
    3 months ago

    Perkrahja per Shqiperine,munde te vije,ngo kto 3 shtete te be,kure te ndaloni kolle centrat e hajdutve,qe mashtrojne e vjedhin qytetaret e ktyre vendeve,Te beheni te besueshem,te kto vende,ju duhet tu ktheni qytetarve tyre50000000 milion eurot qe u vollen.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal Beqirit

Berisha: Rama urdhëroi t’i disbursohen 8,5 milionë euro Ermal Beqirit

August 5, 2026
Flakët ‘nxorën në provë’ avionin e ri, “Air Tractor” nis operacionin në Mallakastër

Flakët ‘nxorën në provë’ avionin e ri, “Air Tractor” nis operacionin në Mallakastër

August 5, 2026
Trafik i rënduar në rrugët e Lezhës, piku i sezonit turistik rrit fluksin në akset kryesore

Trafik i rënduar në rrugët e Lezhës, piku i sezonit turistik rrit fluksin në akset kryesore

August 5, 2026
Ndarja e re territoriale, Xhepa: Bashki më të forta, por kujdes përfaqësimin!

Ndarja e re territoriale, Xhepa: Bashki më të forta, por kujdes përfaqësimin!

August 5, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Aeroporti i Vlorës: Si u bllokua projekti 103.9 milionë euro dhe pse shteti po zgjidh kontratën

August 5, 2026
Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan

Transportonin 24 emigrantë drejt Europës, arrestohen 3 persona në aksin Librazhd-Elbasan

August 5, 2026
“Shkel Kushtetutën dhe Konventën Europiane”, UGSH kritika GJKKO-së: Rregullorja e re kufizon lirinë e gazetarëve!

“Shkel Kushtetutën dhe Konventën Europiane”, UGSH kritika GJKKO-së: Rregullorja e re kufizon lirinë e gazetarëve!

August 5, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Që të shmanget “rrumbullakosja” kur Euroja të zëvendësojë Lekun

August 5, 2026
Pak ditë para vizitës së Trump, arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

Pak ditë para vizitës së Trump, arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

August 5, 2026
Blogu spanjoll: Nga Riviera te Alpet, Shqipëria destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit

Blogu spanjoll: Nga Riviera te Alpet, Shqipëria destinacion për t’u vizituar gjatë gjithë vitit

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com