Ferdinand Elezi duket se eshte kandidatura e pare per postin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm. Elezi eshte prokuror në Prok. Apelit Durrës. Elezi është takuar paraditen e sotme dhe me kryeprokurorin tashme te larguar, Adriatik Llalla. Takimi po mbahet në zyrën e Llallës, në Prokurorinë e Përgjithshme. Kandidatura zyrtarizohet kur të paraqitet në Kuvend sipas procedurave qe miratoi dje komisioni Parlamentar i Ligjeve.
Kandidatët kanë katër ditë kohë për të dorëzuar dosjet e tyre për postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Një ndër kushtet për të marrë këtë post është që prokurori duhet të ketë kaluar Vettingun.
Pasi ka dale nga Prokuroria e Pergjithshme Elezi u shpreh per mediat se kishte ardhur per te marre vertetimin e vjetersise ne pune. “U paraqita per te marre vertetimin ne pune”, deklaroi Elezi. Kandidati duhet te kete minimumi 15 vite pune si prokuror.