• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fenomenologjia e deklaratës së Ambasadës Amerikane për 11 majin

by Roland Lami
31/05/2025 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Roland Lami

Deklarata e Ambasadës Amerikane “Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë”, është shoqëruar me komente nga të gjithë aktorët e rendësishëm politik, analist, gazetar madje edhe nga njerëz të zakonshëm në rrjete sociale. Ajo që vlen të analizohet në këtë rast janë dy aspekte: larmia e interpretimeve të deklaratës dhe rëndësia që i kushtohet një deklarate rutinë të Ambasadës Amerikane.

Pasuria e interpretimeve të deklaratës është për tu pasur zili. Nuk kishte faj teoricieni i semiotikës Roland Barthes i cili thonte që nuk duhet të kërkojmë që të zbulojmë “mesazhin e vërtetë” por të analizojmë mënyrën se si teksti luan me kuptimet, si ndërvepron me lexuesin, dhe si krijon hapësirë për interpretim, debat, rezistencë apo pranim. Nëse do të përdornim syzet e Barthes për të kuptuar mesazhin e deklaratës duhet të themi se deklarata nuk “flet vetë”, por “flitet” nga lexues të ndryshëm që prodhojnë kuptime të ndryshme në bazë të pozitës së tyre politike, kulturore dhe sociale.

E majta dhe mediat pranë saj i kanë dhënë jehonë deklaratës duke e konsideruar si qëndrim i SHBA që ligjitimiton procesin zgjedhor dhe shumicën e dal nga keto zgjedhje. Deklaratë që i bashkëngjitet urimeve të liderve të vendeve të rendësishëm të BE fill pas zgjedhjeve të 11 Majit. E djathta në krahun tjetër i ka mëshuar faktit se është e ndryshme në formulim nga ajo e zgjedhjeve të 2021duke mos iu adresuar subjekteve politike por vetëm popullit, e vonuar në kohë si deklaratë, ndryshe nga cdo herë tjetër duke lënë të kuptohet se kanë rezerva për procesin zgjedhor në Shqipëri.

Analistët në krahun tjetër e pasurojnë akoma më shumë domethënien e deklaratës me interpretimet e tyre nga disa prespektiva. Disa vënë theksin te fjala kyce popull si të qëllimshme duke nënkuptuar dislargim nga subjektet politike dhe aleancë afatgjatë me sovranin, të tjerë e shohin nga pikëpamja gjeostrategjike duke e lexuar si ndryshim kursi i politikës së jashtme jo vetëm në rajon por edhe me gjërë, disa te tjere si deklaratë gjithpërfshirëse pa nominuar ndonjë emer apo subjekt të vecantë nisur nga pritshmëritë që kanë subjektet politike për ta instrumentalizuar më pas deklaratën.

Të tjerë shkojnë akoma më tej duke u shprehur se deklarata nuk mund të futet në detaje apo qëndrim mbi standardet e zgjedhjeve pasi këtë gjë e bëjnë institucionet e specializuara për proceset zgjedhore sic janë OSBE – ODHIR. Shkurt, secili ka interpetimin e tij për deklaratën. Një kakofoni interpretimesh ku secili e gjen veten dhe mund ta përdor si të dojë. Aq sa edhe përfaqësuesit e Ambasades Amerikane habiten me fantazinë, kompleksitetin, larminë dhe domethënien që i atribuojnë një deklarate për shtyp.

Deri këtu asgjë të jashtëzakonshme dhe të pa kuptueshme nuk ka për sa kohë është vet gjuha që i stimulon këto nuanca kuptimesh dhe interpretimesh. Problemi kryesor që ka qene dhe vazhdon të jetë edhe pas 34 vitesh pluralizëm politik është mungesa e legjitimitetit të brendshëm institucional, dhe varësia nga mbështetja apo “certifikimi” ndërkombëtar, veçanërisht për proceset zgjedhore. Kjo varësi ka zëvendësuar rregullin dhe mekanizmin ligjor të përgjegjshmërisë, dhe e ka bërë demokracinë shqiptare thellësisht të mbikëqyrur dhe jo të vetëqeverisur.

Kjo certifikata morale që kërkohet nga ndërkombëtarët për zgjedhjet është një koncept që përmbledh një nga fenomenet më domethënëse të demokracisë hibride ose të brishtë në vende si Shqipëria, mungesën e legjitimitetit të brendshëm institucional, që kompensohet përmes një miratimi të jashtëm, veçanërisht nga partnerët ndërkombëtarë. Vetëm institucionet vendase mund t’i japin një legjitimitet të plotë dhe të qëndrueshëm zgjedhjeve në sytë e qytetarëve shqiptarë. Një shtet që nuk është në gjendje të organizojë dhe të certifikojë vetë zgjedhjet e tij vë në pikëpyetje pavarësinë e vet funksionale. Bashkëpunimi me ndërkombëtarët është i dobishëm për mbështetje teknike, monitorim dhe këshillim, por autoriteti përfundimtar për të shpallur vlefshmërinë e një procesi zgjedhor duhet të jetë ekskluzivisht vendor.

Asnjë vend anëtar i BE-së apo i OSBE-së nuk e delegon certifikimin e zgjedhjeve te ndërkombëtarët. Madje, ndërkombëtarët as që marrin pjesë në asnjë fazë procedurale të administrimit zgjedhor në vendet perëndimore. Ajo që ndodh është raportim paralel për standardet dhe vlerësime të pavarura, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e proceseve, por nuk zëvendësojnë institucionet vendore. Kjo është ajo që duhet të na shqetësoj meqë na prezantohet projekti i antarësimit të Shqipërisë në BE në 2030.

Next Post
Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan për armëpushim, por jo për mënyrën e lirimit të pengjeve

Hamas jep përgjigje pozitive për propozimin amerikan për armëpushim, por jo për mënyrën e lirimit të pengjeve

Comments 1

  1. Leka says:
    7 months ago

    Sovrani foli te tjerat jane llogje pa beteqet. 34 vjet e njejta hostori; na vidhen zgjedhjet !

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“ Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“ Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

Kosova vendos, Bedri Hamza: Zgjedhjet do të sjellin stabilitet politik në Kosovë

December 27, 2025
Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

Zelensky përpara takimit me Trump: Këto janë vijat tona të kuqe

December 27, 2025
“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

“Erdha sot vetëm për ty”/ Demokrati në foltoren e Salianjit në Shkodër: Nuk kam ardhur këtu në takimet që ka bërë Berisha

December 27, 2025
Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

Vetëm 1 në 5 biznese në Ballkan shesin online/ Shqipëria renditet mbi mesataren rajonale, por..

December 27, 2025
Salianji nis takimin me demokratët e Shkodrës, e presin me entuziazëm e duartrokitje

Salianji nis takimin me demokratët e Shkodrës, e presin me entuziazëm e duartrokitje

December 27, 2025
Monumenti i kulturës rrezikon të shembet, Kulla e Turanit në Korçë braktiset nga autoritetet

Monumenti i kulturës rrezikon të shembet, Kulla e Turanit në Korçë braktiset nga autoritetet

December 27, 2025
Nga bujtinat tek restorantet e shtrenjta/ Tendencat e destinacioneve të preferuara nga shqiptarët për fundvit

Nga bujtinat tek restorantet e shtrenjta/ Tendencat e destinacioneve të preferuara nga shqiptarët për fundvit

December 27, 2025
Nesër mbahen zgjedhjet/ Mbyllet mitingu i PDK-së në Kosovë, pjesëmarrësit “shpërthejnë” në brohoritma për UÇK

Nesër mbahen zgjedhjet/ Mbyllet mitingu i PDK-së në Kosovë, pjesëmarrësit “shpërthejnë” në brohoritma për UÇK

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com