Fenomeni: selfiet po çojnë në përhapjen e morrave tek adoleshentët
Mund të duket qesharake, por është e vërtetë. Fenomeni më i fundit quhet “morrat nga mediat sociale”. Sipas një studimi të udhëhequr nga Dr Sharon Rink (pediatër) dhe një grup ekspertësh, u zbulua fenomeni i ngjitjes së morrave nga adoleshentët përmes selfieve në grup.
Ata fajësojnë kontaktin kokë më kokë të adoleshentëve ndërsa janë duke bërë foto me njëritjetrin. Në një emision televiziv, Dr Rink u shpreh se adoleshentët amerikanë nuk po i përhapin morrat dhe infeksionet e tjera nga përdorimi i të të njëjtave kapele apo aksesorëve të tjerë, por nga selfiet në grup.
Në kohët e sotme, njerëzit kanë më shumë kontakte kokë më kokë se më parë për shkak të fotove që bëjnë me njëri – tjetrin. Sipas statistikave të qendres për “Kontrollon dhe Parandalimin e Sëmundjeve”, thuhet se fëmijët që ndjekin arsimin parashkollor dhe fillor kanë më shumë gjasa për të marrë infeksione dhe morra. Ekzistojnë rreth 612 milion infeksione në mesin e fëmijëve amerikanë të moshës 311 vjeç, çdo vit.