• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fenomeni ‘Leskaj’, problemi real i PD post luftës civile

by Ylli Pata
05/11/2025 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpallja e largimit të Bujar Leskaj nga PD, sado që të zbutet nga ana e establishmentit të opozitës, përbën një fenomen real politik.

Riardhja e Sali Berishës në selinë e blinduar të post 8 janarit 2022, pati thjeshte një katapultim mekanik të një grupi njerëzish që u përzgjodhën nga doktori.

Katapultim që në vend që të prodhonte një injektim dhe ringjallje të militancës, shkaktoi një ndarje edhe përçarje më të madhe. Kjo jo thjeshte nga profili i njerëzve të përzgjedhur, e që janë grupi i vjetër i besnikëve të Berishës, sesa nga klima politike dhe strukturore e Partisë Demokratike.

Ikja e përkrahësve të Lulzim Bashës, të cilët ishin pjesë e strukturave të bazës së PD-së, e la partinë pa një kollonë vertebrale organizative nga Tirana në gjithë territorin e vendit.

Ky boshllëk u tentua që të mbushej me struktura të komanduara që rezultuan se ishin më shumë një tampon i përkohshëm për të ndalur hemoragjinë, sesa një terapi afatgjatë.

Vlora, ku Bujar Leskaj është një nga drejtuesit më të vjetër të Patisë Demokratike është territori ku nuk pati një prishje masive strukturash gjatë luftës civile brenda PD-së.
Megjithatë pati një hemoragji të fortë ara zgjedhjeve të 11 majit, ku disa grupime të këtyre strukturave u afruan tek Partia Socialiste, me një nismë të fortë të uhëhequr nga vetë Edi Rama.

Aksion që pati edhe një bujë të madhe mediatike, duke u përdorur për PR nga mazhoranca në fushatën e 11 majit.

Megjithatë, ajo që ndodhi në Vlorë nuk ishte aspak një aksion i izoluar, pasi 2 vjet më parë, e njëjta gjë ndodhi në Shkodër, por pa një bujë mediatike.

Fitorja e Benet Becit në bashkinë Shkodër, pati një rezultat linear në të gjithë qytetin, duke treguar qartë se kishte një aleancë të kandidatit të PS-së me strukturat e Partisë Demokratike në Shkodër.

Aleancë, e cila më pas u duk edhe në ekipin drejtues ekzekutiv, ku personazhet të zonave më bastione historikisht në lagjet e qytetit u bënë pjesë e drejtimit politik. Ku të tillë më pas u përfshinë edhe në ekipin e deputetëve.
Në Tiranë, nënkryetari i sotëm i bashkisë, Blendi Sula vjen nga strukturat e PD-së, ku ka drejtuar edhe FRPD-në fraksinonin që drejtonte Lulzim Basha.

Strukturat e Berishës në Tiranë janë ineksistente, pasi Berisha ka vendosur një mënyrë drejtimi me komandim, ku angazhohen njerëz vetëm në fushatat elektorale, pa një lidhje kapilare në territor. Madje edhe aty ku lidhjet e territorit ekzistojnë, janë dërguar personazhet nga qendra, duke krijuar sherre e përplasje të panevojshme. Rasti i Fierit me Gazment Bardhin, që u përplas me deputetin Luan Baçi, i cili gjithashtu është një emër historic në territor, është një nga shkaqet kryesore të katastrofës së 11 majit.

Sali Berisha nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për ta ringritur apo ndalur kët hemorragji, e duket se ka një qëllim të qartë. Ta drejtojë PD-në jo nëpërmjet një strutkure apo organizimi kapilar, por si një korporatë, nga një kupolë që ndodhet në sallën e butonave. Ku merren të gjitha vendimet, që nga kandidatët deri tek njerëzit që do të emërohen në bordet shtetërore, apo edhe diskutimet e negociatave me mazhorancën.

Zgjedhjet e kësaj të dielen ë 4 bashki të vendit, do të tregojnë sipas të gjitha gjasave një sinjal politik dhe të vazhduar të kësaj hemorragjie. E cila nuk duket se shqetëson Sali Berishën, pasi qëllimi i tij është krejt ndryshe nga ajo që mendojnë votuesit e opozitës…/ TemA

Next Post
Dumani: SPAK nuk ndjek axhendë politike në ndjekjen penale të funksionarëve të lartë

Dumani: SPAK nuk ndjek axhendë politike në ndjekjen penale të funksionarëve të lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi një komb që i ka dhënë historisë botërore”, deputeti i PS: Nuk dimë të vlerësojmë gjërat tona

“Vuçiç është shumë i kënaqur”, Bido për dënimet e Speciales: Vendim absurd, ka pasoja politike për Kosovën!

September 16, 2026
Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

Arrestohen ish-kreu i Kadastrës Fier dhe biznesmeni, dyshohen për falsifikim pronash në Seman

September 16, 2026
Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

Ish-ambasadori për dënimet në Hagë: Vendim me ngarkesa politike, nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 amerikanëve

September 16, 2026
Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

Elezi pas vendimit të Hagës: Gjykata duhet të zhbëhet, u bazua në dosjet e inteligjencës serbe

September 16, 2026
“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

“Haga mori prova false nga Serbia”, Shala: Vendim absurd, duhet përgatitje serioze për Apelin!

September 16, 2026
Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

Braçe publikon pamje nga lufta në Kosovë: Vendim i turpshëm, historinë e UÇK-së nuk e ndryshon dot asnjë gjykatë!

September 16, 2026
“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

“Beteja nuk ka mbaruar”! Djali i Hashim Thaçit reagon pas dënimit: Historinë tonë nuk e ndryshon asnjë vendim

September 16, 2026
Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

Hajdari për vendimin e Speciales: Qesharak, provat janë servirur nga Prokuroria dhe agjencitë speciale të Serbisë

September 16, 2026
FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

FOTO/ Dënimi i Hagës për ish-krerët e UÇK-së, reagojnë Dua Lipa dhe Rita Ora

September 16, 2026
Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

Vuçiç sulmon liderët shqiptarë për qëndrimet e tyre pas vendimit të Hagës dhe ngre pretendimin për “standarde të dyfishta” ndaj Serbisë

September 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com