• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fenomeni Edi Rama

by Ilir Yzeiri
01/07/2017 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Pas zgjedhjeve të 25 qershorit duhet të analizojmë sidomos një dukuri që nuk e kundërshton dot askush – fenomenin Edi Rama. Në zgjedhjet e fundit, duke e personalizuar fushatën e PS-së deri në ekstrem te imazhi i tij, duke shetitur si një poster i lëvizshëm me bluzën e bardhe me numërin 2 dhe me brekushet e zeza dhe atletet e bardha nga një studio në një tjetër, nga një qytet e fshat në një qytet a katund tjetër, Edi Rama vuri një bast të madh me të gjithë, me PD-në, me të dashurin  armik Ilir Meta, me gazetarët e kazanit, siç i quajti ai publikisht një pjesë të analistëve dhe zgjodhi si tema të ligjërimit elektoral jo temat klasike të debatit teorik që shtillen me pyetje për programin dhe me debatet mes palëve në zgjedhje, por monologun folklorik që mbështetej mbi një temë të vetme: kërkesën për të votuar vetëm atë dhe PS-në dhe paraqitjen e qeverisjes me metaforat orientale që vijnë nga koha e Sulltanit ku qeverisja është një tepsi dhe arti i të qeverisurit është lufta për të rrëmbyer bakllavanë, pilafin, kabuninë, revaninë dhe gjithë ëmbëlsirat më sherbet që në traditën shqiptare kanë ardhur nga kuzhina turke bashkë me fjalët që i shenjojnë ato.

Vetëm në fjalimin e fundit përmbyllës të fushatës elektorale në Vlorë, Edi Rama ndërroi stilin dhe nga tepsija e revanisë së Stambollit u spostua te flamuri kuq e zi dhe te imazhi nacional romantik i liderit patriot i cili e identifikon veten jo më me një administrator, por me udhëheqësin, me prijësin që ka për amanet të çojë përpara idealin e etërve të kombit dhe të ngrejë në një nivel të ri dinjitetin e Shqipërisë. Këtë model ai e forcoi edhe në fjalën përmbyllëse në sheshin “Skënderbej”.

Për gjithçka që manifestonte në fushatë, Edi Rama u vu në qendër të kritikave pothuajse të të gjithë komentatorëve dhe analistëve edhe të autorit të këtyre radhëve. Në të gjitha studiot televizive ai vihej me shpatulla për muri, sidomos për stilin e tij “të shthurur” të fushatës dhe në të gjitha komentet anatemohej për përmbajtjen folklorike të bisedave që bënte me zgjedhësit. Ai bëri kujdes që në këtë fushatë të gjithë prozhektorët të ishin drejt tij dhe pothuajse asnjë drejtues tjetër i lartë i PS-së nuk u shfaq më shumë se ç’kishte parashikuar e urdhëruar Edi Rama.

Sondazhet parashikonin fitore të PS-së, por askush nuk kishte parashikuar fitoren e Edi Ramës dhe të PS-së të vetëm në masën mbi 50%. Mirëpo ai fitoi dhe kundër dëshirës së të gjithëve atyre që nuk e besonin, ai arriti që fjalorin e rëndomtë me tepsi e timon, bakllava e revani, ta kthejë në një mandat të fuqishëm qeverisës. Çfarë ndodhi?

Unë do të përpiqem të jap mendimet e mia, pa pretenduar se kam thënë të vërtetën. Në fillim duhet të pranojmë të gjithë që analizat dhe komentet duhet të bëhen mbi atë që ndodh, jo mbi atë që mendoj unë se do të duhej të kishte ndodhur. Ajo që ka ndodhur është fitorja e  Edi Ramës i vetëm kundër të gjithëve. Konkluzioni i parë që më vjen ndërmend është se komentatorët e shtypit, analistët që e paragjykuan dhe anatemuan Edi Ramën, studiot televizive që e vinin me shpatulla për muri dhe i përmndnin dështimet pa fund dhe stilin karagjoz, mesa duket nuk përfaqësojnë më opinionin publik dhe nuk janë zëdhënës të tyre. Edhe në Shqipëri po vertetohet ajo që po ndodh edhe në vende të tjera të zhvilluara ku format e shumta të komunikimit përmes rrjeteve sociale i kanë nxjerrë jashtë lojë mediet e mëdha gjeneraliste dhe show-men-ët e talk-show-ve politikë janë kthyer në aktorë që zbavisin publikun dhe jo në opinionbërës. Ashtu si edhe në vende të tjera, ndikimi i tyre mbi publikun është 0. Fb i Ramës dhe tv i tij nga dritarja e këtij fb pati efekt më të madh te publiku se të gjitha mediet e mëdha gjeneraliste që u reshtuan kundër tij. Në ndonjë rast, si këtu te ne, shfaqje si ato që u organizuan në ndonjë tv kombëtar në të cilën shfaqje të gjithë sipas mënyrës së tyre iu kundërpërgjigjën  etiketimit të kazanit të Edi Ramës duke e sharë atë dhe duke e paraqitur si të çmendur, mesa duket paska bërë efektin e kundërt.

Një konkluzion tjetër është edhe aftësia vetjake prej publicisti dhe oratori të pakonkurueshëm që shfaq Edi Rama. Shqipëria si vend ballkanik dhe mesdhetar i jep shumë rëndësi fjalës dhe është mësuar që prej kohës së komunistëve që me fjalën të sillet me shumë përunjësi. Shqiptarët janë popull që komentojnë pafund dhe kanë ndërtuar një mjedis të tillë ku të gjithë janë autorë dhe lexues. Në këtë mjedis është e vështirë të konkurosh në qoftë se nuk ke shijen, talentin dhe ironinë. Duke qenë se përballë tij ishte një megafon i çjerrë si Sali Berisha në kuvend ditëve të enjte dhe Lulëzim Basha që pikën më të dobët ka ligjërimin në publik, Edi Rama e kishte të lehtë që të shpartallonte gjithçka dhe të gjithë. Në fillim u duk se i vetmi që mund të konkuronte ishte Blushi, por, sipas mendimit tim, sidomos kur PD-ja vendosi çadrën në bulevard, Blushi e humbi elokuencën dhe shtoi dozën e retorikës sipas frymëzimit të PD-së duke u reshtuar pas akuzave të PD-së që kishte në qendër Ramën.

Në fund fare, duhet thënë se Edi Rama siguroi mbështetjen e të gjitha kancelarive të fuqishme dhe publiku e ka perceptuar atë si një nga figurat më arrira që e ka ngritur dinjitetin e vendit më shumë se të gjithë të tjerët në këtë periudhë tranzicioni. Ai ia doli që Shqipërinë ta nxjerrë nga varësia e humorit grek dhe ta bëjë një vend që sot shihet si faktor i rëndësishëm në Ballkan. Iku koha kur Greqia na kërcënonte se do të vinte veton edhe kur binte ndonjë tullë shtëpie në Himarë. Greqia ka në tryezë dosjen çame dhe kjo është meritë e Ramës, ashtu si shqiptarët e Maqedonisë janë të bashkuar dhe pjesë e konstitucionit shtetformues në këtë vend dhe kjo u arrit sepse Rama ishte politikani i vetëm që u besua nga aleatët perëndimorë që të përcjellë mes politikanëve shqiptarë në Maqedoni idenë e bashkimit.

Kjo është vetëm njëra anë që shënjoi fitoren. Komunikimi, përsosja e stilit të ligjërimit publik e ndihmuan Edi Ramën që të arrinte këtë fitore, sipas meje. Natyrisht ka dhe arsye të tjera.

Rama nuk është modeli i përfunduar i shtetarit shqiptar. Por këtë radhë ai është fituesi dhe fituesi nuk gjykohet. Humbësit duhet të nisin analizën dhe në fillim duhen gjykuar ata se përse u mundën në mënyrë poshtëruese nga një njeri i vetëm. Pas kësaj mund të nisë analiza për defektet e mëdha që ka dhe Edi Rama. Por sot jo, sot ai është fituesi dhe personalisht mendoj që është mirë të fusim edhe në ligjërimin publicistik stilin e shtrëngimit të dorës për fituesin, sidomoas kur ndeshja sapo ka përfnuduar. Fituesit i jepet dora në fillim dhe urohet.

Next Post
Eliminatoret, Maqedonia pret Shqipërinë në skajin më lindor, shmang tifozët kuqezi

Eliminatoret, Maqedonia pret Shqipërinë në skajin më lindor, shmang tifozët kuqezi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Greqi, goditet grupi i drogës, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena (EMRI)

Greqi, goditet grupi i drogës, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena (EMRI)

December 18, 2025
Berisha nga Kavaja: Rama rri në pushtet se s’ngrihemi ne, ta përmbysim diktaturën e dytë! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

Berisha nga Kavaja: Rama rri në pushtet se s’ngrihemi ne, ta përmbysim diktaturën e dytë! Më 22 dhjetor të gjithë në Tiranë

December 18, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Të dëshpëruar, që nuk gëzojnë dot shanset që po u jep drejtësia

December 18, 2025
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Kaosi dhe dhuna e deputetëve të PD në Kuvend, Shehi: Zhurmë dhe skenë e përsëritur që nuk ka rezultat

December 18, 2025
Fatos Klosi: Terroristët vijnë në Shqipëri për t’u fshehur, këto janë vendet më të rrezikuara

Meta rrëfehet në SPAK për “21 janarin”/ Fatos Klosi: Për mua është mashtrim i pastër, po përpiqet të justifikojë Berishën

December 18, 2025
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Edhe unë jam këtu (mos harroni!)

December 18, 2025
Pezullimi i Ballukut/ Rama citon ish-prokurorin amerikan: Drejtësia të jetë e pavarur, jo e verbër! Mund të ‘vdesë’ kur prek pushtetin tjetër

Këshilli për Imunitetin/ Çështja Balluku, zbulohet kush e shoqëron nesër prokurorin Prençi në mbledhje…

December 18, 2025
Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, 3 ditë para protestës

Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, 3 ditë para protestës

December 18, 2025
Ekspertiza del në konkluzion, vjedhja që u shoqërua me të shtëna! Një nga pistoletat e Dhimo Mecit rezulton e përdorur në grabitje

Ekspertiza del në konkluzion, vjedhja që u shoqërua me të shtëna! Një nga pistoletat e Dhimo Mecit rezulton e përdorur në grabitje

December 18, 2025
Vizita e kryeministrit në Hagë, Grenell: Rama ka të drejtë! Jack Smith, një turp

Vizita e kryeministrit në Hagë, Grenell: Rama ka të drejtë! Jack Smith, një turp

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In