• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Femrat VIP në Shqipëri, që u bënë të pasura fal martesave

by Java News
04/11/2017 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamela ALIAJ

Ditët e sotme është një ndër trendet e kohës të qenit e pavarur dhe të pasurit një biznes privat. Dhe, nëse kësaj i shtojmë dhe faktin se bëhet fjalë për figura të njohura të show-bizzit, e pse jo! Të shumta janë femrat VIP, të cilat pas karrierës së tyre në botën e spektaklit, kanë zgjedhur të krijojnë dhe shfrytëzojnë me figurën e tyre, një biznes privat. Të shumta janë bukuroshet e ekranit, të cilat i janë drejtuar botës së biznesit duke zgjedhur rrugë të ndryshme ku të “shkëlqejnë” duke vënë në provë aftësitë e tyre si “busineswoman”. Dhe ia kanë dalë, të shumta janë ato, të cilat kanë arritur të krijojnë një sukses edhe në këtë fushë. Por, duke ditur se fillimi është i vështirë, fama e emri që ato kanë bërë, përveç reklamave, ka qenë faktori numër një që u ka sjellë atyre një sukses të tillë. Gjithashtu nuk duhet të harrojmë se të nisurit e një biznesi kërkon kapital, gjë të cilën jo të gjitha e kishin, kështu që mund të shtojmë se të pasurit në krah të një partneri sjell jo vetëm mbështetje shpirtërore dhe fat në dashuri, por, gjithashtu, edhe në biznes. Ndër to mund të përmendim disa prej VIP-ave, të cilët janë sot busineswoman të suksesshme apo edhe në hapat e para të tyre:


Alketa Vejsiu
Bukuroshja moderatore, ikona e famshme e televizionit Klan nuk është vetëm një figurë e dashur dhe drejtuese e shumë show-ve të njohur, por, gjithashtu, ajo ka edhe një biznes të sajin. Edhe pse e rezervuar, ajo njihet për martesën e lumtur që ka me biznesmenin Adrian, me të cilin ka dy fëmijë së bashku. Ai ka qenë shtylla edhe e nisjes së këtij hapi ku Alketa ka zgjedhur të jetë organizatorja e eventeve të njohura të vip-ave dhe më gjerë duke përfshirë këtu dasma, ditëlindje, festa beqarie etj. Ndër të fundit që Alketa me stafin e saj organizoi ishin dasma e Marinës me Getoarin dhe festa e beqarisë e Xhensila Myrtezajt.


Zaimina Vasjari
Seksbomba brune, pas një shkëputjeje nga bota e muzikës, vendosi të hapë një dyqan me veshje klasi dhe provokuese në emër të saj. Pas një bashkëjetese prej 12 vitesh me biznesmenin e njohur Klodian Asllani, ajo arriti që falë mbështetjes së tij të ndërmarrë hapin e hyrjes në biznes. Zai ka spikatur për stilin e saj ekstravagant në daljet e shumta në skenë, të cilat zgjodhi t’i kishte pjesë të butikut të saj tepër të suksesshëm. Edhe pse në pritje të ëmbël të një bebeje, ajo nuk nguron të pozojë sërish për të reklamuar veshjet nga dyqani i saj, dhe mund të themi pa dyshim se është një mami superseksi.


Amarda Toska
Një tjetër bukuroshe e ekranit, e cila preferoi të zgjedhë të shkëlqejë në botën e biznesit. Padyshim në ndihmë, ish-moderatores së ‘Portokalli’, i ka ardhur edhe bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi. Së bashku, nën emrin e saj, kanë një biznes eventesh dasmash e organizimesh të tjera festive. Nuk kemi se si të mos përmendim konkurrencën me bizneset e tjera, por që, gjithsesi, arrin në mënyrë të mrekullueshme, falë edhe reklamave të shumta, të ketë sukses në rrugën e zgjedhur.


Andrra Destani
Bashkëshortja bukuroshe e Sinan Hoxhës është më e reja, e cila do të nisë rrugëtimin e saj në botën e biznesit. Vetëm sot ka dalë lajmi se bëhet fjalë për një butik që sipas burimeve investimi ka qenë i madh, afërsisht 600 mijë euro. Duket se dashuria e këngëtarit të njohur për nusen e tij nuk paska fund dhe për t’ia bërë akoma më të dukshme, përveç surprizave të shumta, ka zgjedhur të investojë edhe këtë shumë marramendëse. Bukuroshja Andrra njihet për stilin e saj në të veshur dhe nuk e vëmë aspak në dyshim se edhe butiku, i cili pritet të hapet së shpejti, do të ketë shumë stil dhe elegancë.


Aurela Gaçe
Nuk kishim se si të mos përmendnim edhe këngëtaren superbombë si nga zëri edhe nga karakteri, Aurela Gaçen. Ajo, edhe më parë ka spikatur për zërin e saj bombastik, dhe për energjinë e pashteruar që sjell shumë pozitivitet te kushdo që e dëgjon. Që pas kthimit nga Amerika, për të qëndruar këtu në vendlindje, Gaçe zgjodhi që zërin e saj ta “strehonte” në shtëpinë e saj mikpritëse, të cilën së bashku me bashkëshortin e saj arriti ta bëjë akoma edhe më të famshme. Nuk diskutohet që energjia e saj i ka dhënë krahë biznesit të hapur së bashku, po kudo që është ajo bëhet zhurmë dhe ka gëzim.


Xhemi Shehu
Bukuroshja bionde, Xhemi nuk ka preferuar të flasë shpesh për jetën e saj private, kjo vihet re edhe në rrjetet sociale që ajo ka ku mungojnë foto familjare. Përveçse është moderatorja seksi dhe aktorja e puntatave gazmore në “Portokalli”, Xhemi ka edhe një biznes privat të sajin. Fatlumi, i cili ka arritur të rrëmbejë zemrën e bukuroshes është Ervin Sula, administratori i një shtypshkronje në Tiranë. Padyshim që ai ka preferuar që t’i japë mundësinë bashkëshortes së tij të ketë jo vetëm ngrohtësinë familjare, por, gjithashtu, edhe suksesin në biznes. Aktualisht Xhemi ka një SPA të sajën nga ku bën shpesh edhe reklamime nëpërmjet statuseve në rrjetet e saj sociale. /balkanweb

ma.me

Next Post
(FOTO) LEZHE/ Digjet një grua në fshatin Tresh, dyshohet se burri e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën

(FOTO) LEZHE/ Digjet një grua në fshatin Tresh, dyshohet se burri e ka lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Antifashistët i kemi, po fashistët ku janë?!

October 25, 2026
Non Grata “e hequr”, komplimente qytetarit Berisha, kujtesë për politikanët

Edi Rama/ Portreti politik i ish-frymëzuesit të studentëve në luftë me fëmijët e ish-studentëve të tij

October 25, 2026
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar gjatë protestës në Tiranë, mes tyre protestues, gazetarë, efektivë dhe një deputet

October 25, 2026
Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

Ndryshon moti, ja zonat ku priten reshje shiu

October 25, 2026
Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

Spahiu: Berisha ua vodhi protestën 40 mijë studentëve në ’90, sot nga revolta kundër Ramës përfiton vetëm kreu i PD

October 25, 2026
Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

Kaos edhe në Barcelonë, mbi 100 të arrestuar dhe 14 biznese të dëmtuara e të vjedhura

October 25, 2026
Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

Fier/ Rrjedhja e gazit nga bombola alarmon banorët, zjarrfikësit shmangin tragjedinë

October 25, 2026
Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

Sot zgjedhjet në Serbi, ministri Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës: Merrni pjesë në votime, zëri juaj ka peshë!

October 25, 2026
Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

Të shtëna pranë një kampusi universitar në Florida, 11 të plagosur, mes tyre gjashtë të mitur

October 25, 2026
Protesta e dhunshme/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

Protesta e dhunshme/ Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave”, 5 efektivë të plagosur, hetim për rastin e 28-vjeçarit të dëmtuar në sy

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In