• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Femrat që zbulojnë belin rrezikojnë të mbeten sterile”, vijojnë çuditë me librat shkollorë

by A R
12/12/2017 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Pse femrat që zbulojnë belin rrezikojnë të mbeten sterile?”

Me këtë pyetje mbaron njësia mësimore në librin shkollor «Njeriu dhe Natyra» të klasës së pestë te kapitulli Zhvillimi individual i njeriut.

Gazeta “Jeta në Kosovë” ka gjetur që përgjigjen e kësaj pyetjeje nxënësit duhet ta gjejnë vetë, pasi në përmbajtjen e kapitullit nuk është një asnjë pjesë përgjigjja.

Madje në tërë kapitullin nuk ka shpjegime as për fjalën «sterilitet».

Por, në vetë pyetjen e shtruar është përgjigjja, pasi është pyetje sugjestive. Aty konstatohet se zbulimi i belit nga femrat shkakton sterilitetin, që në gjuhën mjekësore i bie pamundësia për të lindur fëmijë. Pra, aty kërkohet vetëm numërimi i arsyeve.

«Gazeta JnK» ka kontaktuar me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për të parë nëse janë në dijeni për përmbajtjen e këtij libri, apo nëse e ka ngritur si shqetësim ndonjë prej mësimdhënëseve.

Ministria është pyetur edhe për procedurën për tërheqjen e librit. Kjo ministri nuk është përgjigjur në pyetjet e dërguara nga «Gazeta Jnk».

Ata kanë dhënë një përgjigje interesante në të gjitha pyetjet e gazetës.

«Më parë ka qenë një zyrtar për tekste shkollore, por me vdekjen e tij nuk është caktuar ndonjë person tjetër në vendin e tij. Ekziston një Këshill për Tekstet Shkollore i emëruar nga ish-ministri dhe ai është organi përgjegjës», ka thënë Arbër Salihu nga Divizioni për Planprograme pranë MAShT. Ky libër është rishikuar me datën 25.06.2007 sipas vendimit të ministrit të MASHT-it (nr.201/01B) nga shtëpia botuese «Dukagjini» dhe vazhdon të jetë në përdorim edhe në vitin 2017. Gazeta ka dërguar pyetje edhe në shtëpinë botuese «Dukagjini», por përkundër premtimit ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Gazeta ka folur me Arta Gashin, mësuese e klasës së pestë. Ajo thotë se e ka diskutuar me nxënësit e saj pyetjen e cituar në libër. Mësuesja ka treguar për vështirësitë që i ka hasur në shpjegimin e sterilitetit në aspektin mjekësor, pasi një proces i tillë nuk ishte shpjeguar te pjesa e tekstit.

Ajo është habitur pasi e ka kuptuar se nxënësve fjala sterilitet u ka asociuar me mjetet e sterilizuara që i përdor dentisti. «I kam pyetur fëmijët a e dini se çka është steriliteti dhe kam vërejtur një habi te ta, deri sa ata janë munduar ta gjejnë, unë jam munduar t’ua lehtësoj duke u treguar atyre se kjo fjali ka lidhje me mjekësi. E të vetmen përgjigje që e kam marrë ka qenë se fjalën sterilitet ata e kanë dëgjuar te dentisti për mjetet sterile», tha Gashi. Thotë se këtë pyetje paragjykuese dhe të pasaktë e ka ngritur edhe me kolegët e tjerë.

«Disa herë e kemi diskutuar edhe me kolegët e tjerë për ta gjetur mënyrën më të lehtë për shpjegim, por nuk kemi arritur ta zbërthejmë që ata ta kuptojnë më lehtë. Pra mund të them se edhe pyetjen e cituar në libër e kemi anashkaluar duke e neglizhuar si një pyetje të pakuptimtë përderisa nuk ka shpjegim në pjesën tjetër të tekstit», tha Gashi.

Diskriminimi gjinor

Gazeta Jeta në Kosovë» ka marrë në intervistë një gjinekolog dhe një antropologe për të shpjeguar edhe më tej përgjigjen e kësaj pyetjeje. Gjinekologu Memli Morina ka thënë se steriliteti nuk është i lidhur me zbulimin e belit. Ky i fundit i ka treguar shkaqet më të shpeshta të sterilitetit, i cili prek të dyja gjinitë. «Pamundësia për të mbetur shtatzënë, quhet sterilitet. Në shumicën e rasteve është vetëm një shkak i steriliteti, i cili zbulohet dhe mjekohet, por ka raste kur ka më tepër se një shkaktar që pamundëson çiftit të kenë fëmijë», tha Morina. «Në 90% të rasteve janë tri probleme që shkaktojnë sterilitetin që janë ovulacioni dhe cilësia e qelizës vezë, tubat e bllokuara dhe problemet tek mashkulli.» Morina shpjegon në detaje këto tri procese kur qeliza vezë është e cilësisë së dobët dhe nuk evoluon për shkak disbalancit të hormoneve që zakonisht shfaqet tek femrat mbi moshën 37-vjeçare. Tha se bllokimi i tubave mund të shkaktohet nga ndonjë sëmundje inflamatore dhe spermatozoidet nuk arrijnë në qelizën vezë, kurse problemet tek mashkulli janë kur bllokohet vendi ku ruhen spermatozoidet.

Përderisa pyetja në libër i paraqet gratë dhe vajzat si përgjegjëse ekskluzive për pamundësinë për ta lindur një fëmijë për shkak se sterilitetit, që mund të shkaktohet nga zbulimi i belit, gjinekologu Morina thekson se steriliteti prek në përqindje të njëjtë si gratë ashtu edhe burrat. «Është një bindje e gabuar se steriliteti është problem i cili lidhet vetëm me gruan. Faktikisht prek në përqindje të njëjtë si gratë ashtu edhe burrat, në rreth 32% të rasteve problemi lidhet me burrin. Po ashtu në 32% problemi është tek gratë, kurse në 17% të rasteve ekzistojnë disa faktorë të cilët lidhen edhe me të dy partnerët. Mbetet edhe 19% i rasteve në të cilat infertiliteti mbetet i pasqaruar», thotë Morina.

Pyetja me përgjigjen e gabuar brenda

Ndërsa Nita Luci, ligjëruese e Antropologjisë Kulturore në Fakultetin Filozofik, tha se në mënyrën se si është ndërtuar pyetja ka paragjykim. «Del se përgjigja që po kërkohet edhe nga pyetja «Pse femrat që e zbulojnë belin rrezikojnë të mbeten sterile» del se këto pyetje bëjnë vlerësime apriori. Pra mënyra se si është e frazuar pyetja del se është gjykuese», thotë Luci. Autorët, sipas saj, kanë munduar ta shtrojnë pyetjen në mënyrë krejt tjetër të thuhet për shembull se në «ç’mënyrë ndikon kjo në shëndetin riprodhues»? Për Lucin, kjo pyetje tregon paragjykimin e autorëve. «Kjo ka të bëjnë me atë që zhveshja është më problematike për autorët sesa diçka tjetër. Pra ka njëfarë gjykimi se gratë e vajzat të cilat e zbulojnë belin mbesin sterile dhe kjo është problem për shoqërinë», tha Luci për «Gazetën JnK». Kjo pyetje, sipas saj, ka për synim t’i mësojë të rinjtë se vajzat që «zhvishen» jo vetëm biologjikisht por edhe moralisht nuk janë të aftë për lindur fëmijë dhe «për të arritur rolin sublim shoqëror të të qenit nënë». Një tjetër problem te këto pyetje, sipas saj, është se përgjegjësia për shëndetin riprodhues është lënë në tërësi te femra.

Profesoresha Luci shprehet se në tekst nuk ka pyetje e cila të njëjtën barrë e vë te mashkulli. Ajo tregon se ka shumë praktika të cilat meshkujt mund t’i bëjnë të cilat mund të ndikojnë në sterilitet. Mirëpo këto pyetje sipas antropologes e vendosin barrën plotësisht te vajzat dhe gratë sa i përket shëndetit riprodhues.

«Për shembull dija e përgjithshme popullore që thotë se të ftohen vezoret në qoftë se qëndron ulur në sipërfaqe të ftohtë e cila sipas hulumtimeve mjekësore del se nuk është e vërtetë.» tha ajo duke hedhur dyshim se e njëjta gjë mund të vlejë edhe për pyetjen e fundit. Autorë të Librit janë: Agim Gashi, Fetah Halili, Ismet Bajraktari dhe Hamdi Ajazaj. Gazeta ka dërguar pyetje në ministri për të kuptuar se cili prej autorëve është përgjegjës për pjesën kontestuese, por nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa, ekipi recensues i këtij libri përbëhet nga Shpejtim Bulliqi, Esma Rugova, Linda Grapci, Merita Vokrri, Mire Gashi.

Next Post
Nisma e re e Bashkisë së Tiranës: Më jep qesen, të të jap një trastë

Nisma e re e Bashkisë së Tiranës: Më jep qesen, të të jap një trastë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U shkarkua nga Ristani, “Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

U shkarkua nga Ristani, “Administrativja” kthen në detyrë Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë

January 20, 2026
Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

Mblidhet Byroja e Kuvendit/ Rrëzohet kërkesa e PD për mbledhje të hapur, opozita akuza mazhorancës për mungesë transparence

January 20, 2026
Marrëveshja Shqipëri–Itali, Balla: Forcon partneritetin strategjik, mbështet fuqishëm diasporën shqiptare

Marrëveshja Shqipëri–Itali, Balla: Forcon partneritetin strategjik, mbështet fuqishëm diasporën shqiptare

January 20, 2026
Irani në errësirë totale online: Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

Irani në errësirë totale online: Blackout-i i internetit zgjat prej 280 orësh

January 20, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

Bordi i Paqes, Rama i përgjigjet ftesës së Trump: Së shpejti kalon në Kuvend për miratim

January 20, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Thellohet më tej hendeku i votave mes PS-së dhe PD etj

January 20, 2026
Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

Mblidhet Byroja për deputetët e përjashtuar, Këlliçi letër Peleshit: Mbledhja të jetë me dyer të hapura!

January 20, 2026
Dielli “godet” Tokën, lëshon stuhinë më të madhe të rrezatimit në më shumë se 20 vjet. Rrezik për satelitët, GPS-in dhe aviacionin

Dielli “godet” Tokën, lëshon stuhinë më të madhe të rrezatimit në më shumë se 20 vjet. Rrezik për satelitët, GPS-in dhe aviacionin

January 20, 2026
“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

“Irena Gjoka ka qenë e dënuar në Greqi për falsifikim vize”, Prokuroria i përcjell KLGJ-së rezultatet e verifikimit

January 20, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Ftesa për Ramën nga SHBA dhe konspiracionizmi që mund ta shkatërrojë PD-në

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In