Kur jeni në një marrëdhënie afatgjatë, ajo mund të jetë rraskapitëse, veçanërisht në qoftë se nuk ju beson partnerja juaj.
Nëse jeni në këtë situatë, sugjeroni asaj të lexojë këtë shkrim.
Femra të dashura, këto janë gjëra që nuk llogariten si tradhti dhe ndaloni të bezdisni të dashurit tuaj!, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Nuk ju përgjigjet shpejt në SMS-në tuaj
A e dini se çfarë do të thotë në qoftë se nuk ju kthen mesazhin menjëherë? Pra, është i zënë! Nuk është gjë e shëndetshme që paraprakisht të bëni konkluzione se diçka nuk është në rregull.
Ai thjesht ka një shoqe
Tregimet se shoqet e meshkujve janë gratë e tyre me të cilat ende nuk kanë fjetur janë mit. Këtu keni një mënyrë të lehtë për të demaskuar këtë teori: A doni të flini ju me të gjithë miqtë tuaj meshkuj? E pra, pikërisht ashtu. Ne të gjithë jemi njerëz dhe miqtë tanë vijnë në forma, madhësi dhe madje gjini të ndryshme.
Ai dëshiron të kalojë disa kohë pa ju
Në fillim të një marrëdhënie gjithmonë kalojmë nëpër një periudhë kur vështirë ndahemi dhe dalim nga dhoma e gjumit. Me kalimin e kohës, njerëzit fillojnë të kenë nevojë për hapësirën dhe kohën e tyre. Nëse deri më tani keni dalë jashtë ditën e shtunë dhe tani ai dëshiron të shmangë këtë, kjo nuk do të thotë automatikisht se ai është duke kërkuar një të dashur të re.
Ka rënë dëshira e tij për seks
Ka një milion arsye pse ai nuk dëshiron të hidhet në shtrat. Për shembull, a e dini se hormonet tek meshkujt ndikojnë çdo muaj ashtu si tek ju? Megjithatë, për femrat kjo është shpesh një shenjë që meshkujt bëjnë seks diku tjetër. Ne nuk kërkojmë të injoroni mërzinë në dhomën e gjumit, por duhet të flisni për këtë para se të mendoni për më të keqen. /Zëri/









