• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Femra që po mëson Donald Trump… (si të sillet ai me gratë)!

by Java News
17/10/2016 09:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ajo ka punën më të vështirë në këtë fushatë zgjedhore: Kellyanne Conway, shefja e fushatës së Donald Trumpit e ndërruar rishtas. Ajo erdhi që ta mësojë atë si të sillet në raport me gratë. Që sjelljet e tyre nuk shpjegohen me menstruacionet e tyre, apo se ata nuk duhet të fyhen si të trasha.

femra

Për videon e para një jave, e cila Trumpin e prezanton si seksist, Conway nuk mund të bëjë asgjë, ajo është bërë më 2005. Komenti i saj për videon në CNN: Fjalët e tij kanë qenë fyese dhe agresive, por ajo e pranon ndjesën e tij. Ajo është shpesh vetëm për vetëm me Trumpin dhe ai është gjithnjë gracioz dhe një xhentelmen.

Me ardhjen e Kellyanne Conwayt në gusht si këshilltarja kryesore e kandidatit republikan për president, ra posaçërisht në sy libri i saj që e ka shkruar më 2005. Titulli i tij është «What Women Really Want» (Çfarë duan gratë vërtet). Aty republikanja 49-vjeçare bashkë me strategen demokrate Celinda Lake shpall që e ardhmja e Amerikës është femra. Gratë janë duke i fshirë pa bujë vijat ndarëse të politikës ndërmjet rasave, klasave dhe feve, thuhet në kopertinë. Falë sjelljes ndryshe të grave për t’i arritur qëllimet e tyre, po përmirësohet jeta e të gjithëve në Amerikë, raporton “DialogPlus”.

Nuk është vetëm titulli që të kujton në filmin e sukseshëm të vitit 2000 «What Women Want», ku Mel Gibson luan një shovenist të pa refuzueshëm si një kuptues i grave, të cilit befas i lind aftësia t’i dëgjojë mendimet më intime të tyre. Një notë ironike në këtë fushatë merr profecia e autores, se marshi i grave nuk ndalon: Conway duhet ta luftojë në krah të Trumpit mu pretendenten e parë grua për postin më të lartë të Amerikës, Hillary Clintonin.

Conway e di pra se çfarë duan gratë. Themeluesja dhe CEO-ja e Polling Companysë, një ndërmarrje që bën hulumtime të opinionit, këtë e lexon edhe në hulumtimet e saja. Conway i këshillon republikanët prej 30 vitesh, se si mund të fitojë votuese gra. Ajo ka punuar për Newt Gingrich, për kandidatin  për zëvendëspresident Mike Pence, apo në ekipin e Ted Cruzit. Ajo e di që temat si shtatzënia, aborti apo për çka shpenzojnë më së shumti gratë nuk duhet të nënçmohen. Por që ajo nuk i ka gjithmonë nën kontroll klientët e saj tregon rasti i konservativit Todd Akinit, i cili më 2012 kandidonte për në Senat. Ai e irritoi opinionin me një deklaratë lidhur me abortin i pyetur pas një rasti përdhunimi: Pas një «përdhunimi legjitim» trupi femror ka mundësinë ta pamundësojë shtatzënienë.

Conway, specialistja e anketava ka shkollimin më të mirë. Në kolexh ajo kishte suksesin «magna cum laude», ndërsa ka doktoruar për drejtësi në Universitetin e George Washingtonit. Nëna e trefishtë, e martuar me avokatin nga New Yorku George T. Conway III, që në fillim ishte e rrethuar nga gratë. Ajo u rrit me nënën, gjyshen dhe dy teze beqare në Atco të New Jerseyt. «Më kanë rritur katër gra katolike italiane», është shprehur ajo njëherë.

Më tepër se gdhendjen e stilit të komunikimit të tij, Trumpit tani i duhet përkrahja e saj morale. Kur ai pas zemrimit që kishte zgjuar videoja seksiste ai u tërhoq në Kullën Trump, ajo e përcolli atë në avenynë e 5-të që të notonte në një turmë fansash. Ajo e mbron atë në çdo paraqitje televizive. Kur pyetet për këtë armiqësi ndaj grave, ajo i shmanget përgjigjes ose i drejton heshtat nga Hillary Clinton si e pasinqertë dhe gënjeshtare. Ajo i afirmon vlerat e saj morale, si nënë shembullore, raporton KS.

Çfarë ka arritur ajo deri më tani? Ndikimi i saj mendohet të jetë i vogël, Trumpi i mbetet besnik vetes së tij. Edhe teoria e saj që gratë të cilat në rini janë liberale më pas bëhen republikane, sepse martesa, hipoteka dhe depozitat i bëjnë ato konservative, po minohet nga shefi isaj./a.k

Next Post
Shikoni si është katandisur vila e Titos në Gorica (FOTO)

Shikoni si është katandisur vila e Titos në Gorica (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

Flakët në Malin e Krujës dalin jashtë kontrollit, zjarri zbret drejt zonave të banuara

August 8, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hipokrizia e së majtës evropiane me dezinformimin rreth Marokut

August 8, 2026
Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

Terror në Roterdam, një 26-vjeçar sulmon kalimtarët me thikë dhe tenton një të dytë, raportohet për të plagosur!

August 8, 2026
FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

FIFA i del përsëri në mbrojtje Infantinos dhe tërhiqet përfundimisht nga shitja e aksioneve të Botërorit!

August 8, 2026
FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

FOTO/ Specialet e RENEA-s ‘gjueti’ për autorin e vrasjes së ushtarakut, kontrolle edhe në varrezat e qytetit! Gjurmim me dron për lokalizimin

August 8, 2026
“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

“Bloomberg”: Turqia vendos kufizime në transportin detar drejt Detit të Zi, ngrin lejet e lundrimit dhe jep paralajmërime!

August 8, 2026
Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

Garda Revolucionare kërcënon hapur: Do ta hapim Hormuzin kur SHBA-të të pranojnë kushtet tona!

August 8, 2026
1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

1 trilion dollarë “ar i zi” pas betejës për Grenlandën! “Guardian”: Kompania e naftës e lidhur me Trump po përgatitet të shpojë pa leje në akull

August 8, 2026
Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

Vrima plumbash në mure dhe njolla gjaku në dysheme, zbulohen pamjet e skenës së vrasjes në Korçë

August 8, 2026
Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

Klubi amerikan i MLS i fiksuar pas Alvaro Moratës, do që ta bashkojë me mbrojtësin e Kombëtares shqiptare!

August 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com