• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Gruaja që denoncoi gjyqtarin Boçi përfundon në gjyq, dhunoi ish-vjehrrën

by Java News
10/11/2016 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Prokuroria e Gjirokastrës ka marrë të pandehur shtetasen R.M. e cila dy javë më parë denoncoi krye gjyqtarin e Gjirokastrës Guximtar Boçi, se i kishte kërkuar favore seksuale kundrejt një vendimi gjyqësor për pronën. R.M. akuzohet nga prokuroria e Gjirokastrës se, ka keqtrajtuar vjehrrën e saj M.M. duke i shkaktuar kësaj të fundit plagë të rënda në trup, nga të cilat e moshuara ka humbur aftësinë e përkohshme në punë deri në 9 ditë.

Këtë akuzë, ish-nusja e shtëpisë nuk e ka pranuar, por pas kryerjes së aktit mjeko-ligjor, prokurorët e Gjirokastrës kanë arritur në konkluzionin se R.M. duke të merret e pandehur dhe ti nënshtrohet procesit gjyqësor për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”.

Aktualisht dosja kundër gruas që denoncoi gjyqtarin e Gjirokastrës Guximtar Boçi, ka përfunduar në gjykatë dhe nëse shpallet fajtore, R.M. rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Çështja është regjistruar prej muajit korrik 2016, por mësohet se prej shtatorit gjyqi ndaj R.M. ka nisur të zhvillohet. Dëshmitari kryesor i prokurorisë është ish-vjehrra e të pandehurës, shtetësja. M.M. Këtë çështje është duke e gjykuar gjyqtari Arben Dosti.

Prona që solli sherrin
Gazeta “Shqiptarja.com”, disponon të plotë vendimin e datës 27 shkurt 2015 të dhënë nga gjyqtarja Blerta Çibuku (Marku), ku paditëse ka qenë ish-vjehrra e 40-vjeçares. Në këtë proces gjyqësor, kundërpaditëse ka qenë nusja e shtëpisë, 40-vjeçarja, e cila ka kërkuar që të njihej si pronare e një vile tre katëshe dhe një supermarketi.

Pronë kjo që është bërë objekt sherri dhe më pas përplasje fizike mes nuses dhe ish-vjehrrës. Nga ana tjetër, paditësja ish-vjehrra me kërkesë padinë drejtuar gjykatës kërkonte lirimin dhe dorëzimin e sendit të shitur nga të paditurit, djali i saj dhe 40-vjeçarja, sipas kontratës së shitjes. Kujtojmë se e moshuara ish-vjehrra, ishte dëbuar nga shtëpia e saj, për shkak të konflikteve me nusen.

“Më jepni supermarketin”
Në seancën gjyqësore të datës 20 shkurt 2014 nga 40-vjeçarja është depozituar një kundërpadi me të kundërpaditur (ish-vjehrren e saj dhe të paditur ZVRPP Gjirokastër, me objekt pavlefshmëri absolute të kontratës së shitjes dhe c’regjistrimin e pronës pranë ZVRPP Gjirokastër në emër të ish-vjehrrës. Po nga ana e 40-vjeçarja në seancë gjyqësore të datës 25 mars 2014 është bërë kërkesa për shtimin e objektit të kundërpadisë së saj, duke kërkuar këtë herë detyrimin e ish-vjehrrës së saj, për njohje bashkëpronare të pasurisë objekt gjykimi. Ndërkohë në seancën gjyqësore të datës 8 prill 2014, 40-vjeçarja ka paraqitur një kërkesë për pakësim të objektit të kundërpadisë duke i qëndruar kërkimit të saj vetëm për njohjen bashkëpronare të pasurisë së paluajtshme nr 14/60 objekti ”Supermarket dhe banese” me tre kate.

ma.me

Next Post
Moska ka pasur kontakte me ekipin e Trumpit gjatë fushatës

Moska ka pasur kontakte me ekipin e Trumpit gjatë fushatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

Kremlini rrit taksat, Rusia kërkon të mbledhë më shumë para për luftën në Ukrainë

September 27, 2026
Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

Analiza: Pse baza britanike në Fairford është thelbësore për SHBA-në

September 27, 2026
Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

Orteku godet ekspeditën në Himalaje, 10 alpinistë nepalezë rezultojnë të zhdukur

September 27, 2026
“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

“200 metrat” që liruan Gotovinën dhe mësimi për katërshen e UÇK-së

September 27, 2026
Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

Propozimi i Veliajt kalon komisionin, katër ish-drejtues të UÇK-së drejt titullit “Qytetar Nderi”

September 27, 2026
U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

U përplas me shtyllën, humb jetën 21-vjeçari në Cërrik, plagoset pasagjeri

September 27, 2026
Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

Fier/ Zjarri përfshin tokat bujqësore në Ndërnenas, flakët drejt serave dhe stallave

September 27, 2026
Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

Kredi pa interes për administratën, 2 164 aplikime për vetëm 300 kuota

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com