• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Femra, nuk duhet t’i injoroni kurrë këto 4 shenja që paralajmërojnë kancerin e tiroides

by Java News
01/07/2018 18:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpesh dëgjojmë rekomandime të tipit, bëni kontrolle të herëpashershme të gjirit për të zbuluar në kohë kancerin, apo vini re nishanet nëse ndryshojnë madhësi apo formë, pasi mund të jenë shenjë e parë e melanomës. Ndërsa për kancerin e tiroides nuk flitet shumë. Por në fakt duhet të keni informacione mbi të, pasi numri i njerëzve të diagnostikuar me këtë sëmundje është dyfishuar që nga vitet ’70.

Gratë sidomos janë më të rrezikuara. Edhe pse duket e rrezikshme, nuk ka arsye për t’u frikësuar. Është e vërtetë që diagnozat me kancer të tiroides janë në rritje, megjithatë flasim më shpesh për kancerin papilar të tiroides, që është më pak i rrezikshëm.

Fatmirësisht, ekografitë apo skanerët që mund të bëjmë për probleme të tjera shëndetësore mund të zbulojnë edhe nodulet shumë të vogla në fyt. Edhe nëse janë kanceroze, shumica e tyre janë aq të vogla dhe rriten shumë ngadalë, prandaj mund të mos shkaktojë probleme gjatë jetës. Megjithatë, jo të gjithë llojet e kancerit të tiroides janë kaq të padëmshme, prandaj është mirë të vizitoheni tek mjeku nëse vëreni simptomat e mëposhtme:

1.Shfaqja e një gunge në qafë: Gjëndra e tiroides ndodhet në pjesën e përparme të qafës, ndërsa shfaqja e çdo noduli apo gunge tjetër në qafë që nuk zhduket vetë brenda pak javësh duhet të kontrollohet tek mjeku. Nëse tumori ka filluar të përhapet afër nodujve limfatikë, masa tumorale mund të jetë në pjesën anësore të qafës, ndërsa nodujt limfatikë janë në pjesën e përparme, ku është edhe gjëndra e tiroides. Prania e nodujve të tiroides është tepër e shpeshtë në popullatë dhe incidenca e tyre rritet me moshën. Nëse do të bënim një ekzaminim ekografik në popullatën mbi moshën 50 vjeç, një në dy persona do të paraqesin nodul në tiroide, por vetëm 5% e këtyre nodujve janë me natyrë malinje. Përveç pranisë së nodulit, ekografia na ndihmon për të përcaktuar dhe numrin e nodujve, natyrën e tyre (kistike apo solide) përmasat, praninë e limfonodujve në qafë etj. Pra, ekografia është një ekzaminim që na jep të dhëna të rëndësishme për këtë patologji.

2.Probleme me gëlltitjen: Ndërkohë që masa tumorale rritet, mund të shkaktojë probleme me gëlltitjen e ushqimit. Nëse ky problem nuk largohet brenda pak javësh (duke qenë se edhe ftohja, gripi apo ndonjë virus tjetër mund të shkaktojnë ënjtje të fytit dhe probleme me gëlltitjen), është e domosdoshme të bëni një kontroll tek mjeku.

3.Ndryshime të zërit: Timbri i zërit gjendet afër tiroides, prandaj ndryshimet tek gjëndra mund të shkaktojnë ngjirje të tij.

4.Probleme me të folurin, të ngrënin ose frymëmarrjen: Këto probleme mund të mos shfaqen deri në momentin që kanceri ka avancuar shumë, megjithatë kërkojnë vëmendje mjekësore të menjëhershme.

Next Post
Merr fund epoka e qeseve plastike, nga sot nisin penalitetet!

Merr fund epoka e qeseve plastike, nga sot nisin penalitetet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In