• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Fëmijëve shqiptarë në Britaninë e Madhe u dhurohet albumi “Këngët e Atdheut”

by
02/06/2015 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në natën e tretë të Javës së Kulturës shqiptaro – britanike që është duke u mbajtur në Londër u organizua ceremonia e dorëzimit të albumit muzikor “Këngët e Atdheut”.

Ky album muzikor është një dhuratë e muzikantëve, Adelina Hoxha dhe Robert Radoja të përkrahur nga botuesi Flamur Hudhri, enkas për fëmijët e shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

“Një sipërmarrje kaq bujare tërhoqi interesin e një audience të gjerë në Ambasadën Shqiptare në Londër.

Dhjetëra mësues dhe nxënës morën pjesë në këtë aktivitet të bukur”, është shprehur ambasadori i Shqipërisë në Britani të Madhe, Mal Berisha.KENGET1

-Promovohet libri i Enver Bytycit në Londër-

Dita e Dytë e Javës së Kulturës Shqiptaro Britanike u mbyll me promovimin e librit të Dr Enver Bytyci, “Coercive Diplomacy of NATO in Kosovo”, botuar nga Cambridge Scholars Press në gjuhën angleze.
Veprimtaria u zhvillua në selinë e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Londër.
Në këtë event morën pjesë diplomatet e dy ambasadave, studjues britanikë, lexues, shkrimtarë, dashamirës të historisë, miq të ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës, bashkatdhetarë me banim në Britaninë e Madhe, drejtues shoqatash shqiptare, etj.

libriNë promovimin e librit ishte i pranishëm edhe antari Parlamentit Britanik, Mark Prichard. Moderator ishte diplomati Arjon Krasniqi i cili e prezantoi autorin e librit dhe pjesëmarrësit.


Dr Enver Bytyci e mori audiencën në një udhëtim historik të shkurtër që nga periudha otomane e deri në shpalljen e Kosovës shtet i pavarur.

Në takim fjalën e mori edhe z Mark Prichard i cili foli për çështjen e Kosovës dhe politikën britanike ndaj saj.

Më pas vijuan pyetjet nga audienca dhe një recepsion në mjediset e ambasadës. ATA

Next Post

Një Klaudja tjetër shqiptare, po pushton revistat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com