• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fëmijët në mbarë botën në rrezik, studiuesit: Ndotja nga makinat nxit astmën

by Java News
23/08/2019 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Astma e fëmijërisë është sëmundja kronike më serioze mes fëmijëve sipas Organizatës Botërore të Shëndetit. Një raport i ri thotë se ndotja nga trafiku është një shkaktar kryesor i sëmundjes. Kevin Enochs i Zërit të Amerikës sjell më shumë hollësi.

Dihet se ndotja nga trafiku është një kontribues i madh tek ndryshimet klimatike, por hulumtime të reja sugjerojnë se gjithashtu

është një faktor kryesor i problemeve shëndetësore në mbarë botën. Susan Annenberg është me Institutin Milken për Shëndetin Publik.

“Përllogaritjet e fundit tregojnë se ndotja e ajrit faktikisht është faktor kryesor i rrezikut shëndetësor në mbarë botën, më i madh se çdo shkaktar mjedisor që shkakton sëmundje.”

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, ndotja e ajrit shkakton rreth 3.7 milionë vdekje të parakohshme çdo vit.

Por, ky studim i ri nga Universiteti George Washington në kryeqytetin amerikan tregon një ndotës specifik, dioksidin e nitrogjenit, NO2, nga ndotja që çlirojnë makinat, si shkaku kryesor i astmës së fëmijërisë në shumë qytete të botës.

“Ndotja nga dioksidi i nitrogjenit ka një ndikim të madh tek shumë fëmijë në mbarë botën të diagnostikuar me astmë. Ndikimet më të mëdha janë parë në qytete ku pothuajse rreth 50 përqind e rasteve të reja të

astmës mes fëmijëve në disa qytete në mbarë botën i atribuohen ndotjes nga dioksidi i nitrogjenit”, -thotë Susan Annenberg me Institutin Milken për Shëndetin Publik.

Ndërsa një element tejet shqetësues nga studimi është se qytetet ku po përhapet astma kanë nivelet e dioksidit të nitrogjenit brenda kufijve të konsideruar të sigurtë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Një nga gjetjet më të habitshme është se aktualisht 90 përqind e rasteve të astmës së shkaktuar nga dioksidi i nitrogjenit ndodhën në zona që përmbushin udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëdentësisë për ndotjen mesatare vjetore”, thotë Ploy Pattanun Achakulwisut, e Institutit Milken për Shëndetin Publik.

Shumica e qyteteve me nivele të larta të ndotjes nga makinat janë në shtete si Kina, India dhe Shtetet e Bashkuara. Zgjidhja, thonë hulumtuesit, është vazhdimi luftës kundër fenomenit të gazeve që

krijojnë fenomenin serë dhe ngohjen globale, sepse të dy problemet janë të lidhura ngushtë.

“Një prej gjetjeve është se qytetet që kishin nivele të larta dioksidi nitrogjeni po ashtu kishin nivele të larta të gazeve të efektit serë. Një gjë që mund të bëhet është mënjanimi i djegies së lëndëve fosile dhe reduktimi në çfarëdo lloj mënyre”, thotë zonja Annenberg.

Hulumtuesit thonë se shpresojnë të bëjnë studime të mëtejshme për të kuptuar se cilat kimikate specifike nga ndotja e makinave shkaktojnë astmën, në mënyrë që të trajtojnë këto burime specifike të ndotjes.(VOA)

Hulumtuesit thonë se shpresojnë të bëjnë studime të mëtejshme për të kuptuar se cilat kimikate specifike nga ndotja e makinave shkaktojnë astmën, në mënyrë që të trajtojnë këto burime specifike të ndotjes.(VOA) /l.m

Next Post
Festa e Birrës në Korçë/ Rama publikon videon: Mijëra vizitorë e pushues shijuan traditat më të bukura të zonës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Begaj takim me homologen e tij në Maqedoninë e Veriut: Shqipëria e vendosur për forcimin e partneritetit dhe rrugën drejt BE

February 27, 2026
Rritje pagash për mësuesit e ushtarakët dhe emërime të reja, vendime të Këshillit të Ministrave

Pogradec/ Magazina përfshihet nga zjarri, flakët u përhapën nga djegia e disa gomave jashtë objektit

Shkarkohet drejtori i Antikorrupsionit, kush e zëvendëson (EMRI)

“Mburrem që jam shqiptar”, motivet kuq e zi të deputetit revoltojnë kryeministrin maqedonas

Një ditë pas ekstradimit në Shqipëri, Durim Bami kërkon të trasnferohet nga burgu “313”

Dorëzohen sistemet raketore Javelin, Van Horn: Tregues i angazhimit për sigurinë

Vuçiç për “planin sekret” amerikan: Nuk e flas me Rubion, Kosova është Serbi

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Synohet reformim i thellë, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

U shkarkua nga posti i Ministres së Jashtme, reagon për herë të parë Elisa Spiropali: Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim

February 27, 2026
Krijohet Komanda Kibernetike e Ndërlidhjes, ministri Vengu: Jemi trajnuar nga aleatët amerikanë

U shkarkua si ministër i Mbrojtjes, Pirro Vengu: Ishte privilegj ta udhëhiqja këtë ministri!

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In