• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Fëmijët e Republikës”/ Rama: Shteti merr në mbrojtje fëmijët e atyre që humbin jetën në krye të detyrës. Financim deri në moshën 25-vjeçare

by Java News
20/12/2021 10:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend, këtë të hënë ka dhënë detaje në lidhje me kategoritë që do të përfitojnë nga statusi i fëmijëve në kujdesin  e Republikës.

Rama është shprehur se duke filluar nga janari, tashmë do të kemi dyfishim të mbështetjes së trajtimit financiar për këto kategori.

Kreu i qeverisë ka bërë me dije se pjesë e këtij statusi do të jenë fëmijët e mjekëve të rënë në krye të detyrës në kohën e pandemisë dhe për të gjithë fëmijët e tjerë të personave që kanë humbur jetën në detyra për ndihmë në rastet e fatkeqësive natyrore.

“Duke nisur nga janari të gjithë nënat me tre ose më shumë fëmijë me skemën e ndihmës ekonomike do të përfitojnë dyfishin e ndihmës ekonomike, ashtu si vajzat dhe gratë e trafikuara dhe të dhunuara. Ashtu edhe nënat me fëmijë me aftësi ndryshe dhe jetimët, këtyre u shtohet edhe një tjetër kategori, për statusin fëmijë në kujdesin e republikës. Një nismë që mishëron një ambicie dhe materializon një qasje të vazhdueshme të shumicës qeverisëse në raport me ato që ndihen më të dobët.

Me votën e sotme kuvendi do të përcaktojë një status të ri, për të gjithë fëmijët apo personat nën kujdestari të dëshmorëve të atdheut, mjekëve de infermierëve që kanë humbur jetën si rezultat i pandemisë në krye të detyrës, të personave që kanë humbur jetën në krye të detyrës për mbajtjen e pronës, të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën si pasojë e kryerjes së ndihmës në kushte të emergjencës. Shteti do të marrë në kujdes të veçantë fëmijët e këtyre kategori prindërish për të lehtësuar përballimin e një vijueshmërie jete. Statusi fëmijë në kujdesin e republikës, përfitohet nga fëmijët deri në 18 vjeç dhe nëse ndjek shkollën e lartë deri në 25 vjeç.

Në një proces qeverisës në çdo hap të rritjes së mundësive për njerëzit në nevojë ne do të rrisim masën për mbështetjen e tyre, do të kishte qenë shumë mirë që atë që bëjmë sot ta bënim më parë, dhe atë që mund ta bëjmë nesër ta bënim sot por çdo gjë varet nga mundësitë”, ka thënë Rama.

Ndër të tjera kryeministri Rama ka theksuar se këto fëmijë do të marrin gjithashtu mbështetje dhe në trajtimet falas në shëndetësi.

“Të gjithë fëmijët që kanë humbur një prind në krye të detyrave kombëtare do të kenë gjithashtu trajtim falas në shërbimet mjekësore. Personi që merr këtë status ka një sërë të drejtash të tjera të natyrës simbolike dhe morale dhe përtej këtyre të drejtave dhe çdo aftësie të veçantë për të përthithur të tjera të ardhura ai vazhdon merr deri  në moshën madhore apo përfundon studimet e larta trajtimin financiar në bazë të pagës së prindit, në atë fazë që paga ishte më e larta dhe jo mesatarja. I ftoj të gjithë deputetët ta votojnë unanimisht këtë ligj, sepse është në nderin e secilit prej tyre si deputet dhe detyrimin si prind, motër dhe vëlla”, është shprehur ndër të tjera kryeministri.

g.kosovari

Next Post
“Trekëndëshi i Bermudës po shndërron Shqipërinë në çifligun e tyre”/ Basha: Qeveria s’lufton pandeminë se s’do që…

"Trekëndëshi i Bermudës po shndërron Shqipërinë në çifligun e tyre"/ Basha: Qeveria s'lufton pandeminë se s'do që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Duka: Presim të rifillojmë superligën, ju tregoj se çfarë do të bëjë UEFA me PSG dhe Lionin

Çështja “Balogun”, UEFA reagon e skandalizuar: U kalua vija e kuqe! Integriteti i futbolli, në rrezik

July 6, 2026
Rama: Mbi 1200 aplikime për Start Up Albania, rrisim standardizimin dhe certifikimin sipas BE

Rama: Mbi 1200 aplikime për Start Up Albania, rrisim standardizimin dhe certifikimin sipas BE

July 6, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Propozimi për të zgjatur mandatin e prokurorëve të SPAK është arkivolucioni i drejtësisë

July 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 7 Korrik 2026

July 6, 2026
“Dhuna në protesta mund ta dëmtojë turizmin”, eksperti: S’është çudi pse shqiptarët s’e përballojnë dot jugun

“Dhuna në protesta mund ta dëmtojë turizmin”, eksperti: S’është çudi pse shqiptarët s’e përballojnë dot jugun

July 6, 2026
50 milionë euro mashtrime me call center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

50 milionë euro mashtrime me call center, Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

July 6, 2026
Integrimi në BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

Integrimi në BE/ Rama: E ardhmja nuk ndalet, bizneset duhet të përgatiten për tregun unik europian

July 6, 2026
250 milionë euro financim për bizneset, prezantohet programi për integrimin në BE

250 milionë euro financim për bizneset, prezantohet programi për integrimin në BE

July 6, 2026
Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

Ambasadori i Gjermanisë, ‘shuplakë’ protestuesve në Tiranë: Dhuna nuk është në përputhje me vlerat e BE

July 6, 2026
Presion dhe tone të larta në telefonatën mes Trump dhe Netanyahut, çfarë diskutuan dy liderët

“Jemi si një familje”, “Bibi” shuan zërat për krisje të marrëdhënieve me Trump

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In