• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Fëmijët e kishin të shkruar në fytyrë tmerrin”, ministrja Gërvalla e pikëlluar për aksidentin tragjik

by A R
26/07/2021 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka përshkruar takimin që pati me të plagosurit e aksidentit të rëndë që ndodhi në Kroaci një ditë më parë.

Në një status të gjatë në Facebook, Gërvalla shkruan se tmerri i përjetuar ishte mëse i dukshëm në fytyrën e fëmijëve të cilët i kishin shpëtuar tragjedisë.

“Së bashku me Kryeministrin Kurti, kolegët ministra Sveçla dhe Vitia dhe shefin e Kabinetit të Presidentes, z. Vela dhe të shoqëruar nga Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç, Ministri i Punëve të Jashtme Gordan Grliç Radman, Ministri i Shëndetësisë Vili Berosh, Ministri i Punëve të Brendshme Davor Bozinoviç dhe Ministri i Mbrojtjes Mario Banoziç, dje vizituam të lënduarit e tragjedisë së djeshme në Kroaci, të cilët ndodhen në spitalin e qytetit Slavonski Brod. Vetëm një nga të lënduarit është dërguar për arsye specifike mjekësore në Zagreb, të gjithë të tjerët janë vendosur në spitalin e qytetit. Dy nga pacientët ende ndodhen në trajtim intensiv, njëri prej tyre në gjendje tashmë stabile.

Të gjithë të tjerët janë në gjendje stabile shëndetësore dhe shumë prej tyre pritet të lirohen nga spitali gjatë ditës së sotme. Sipas informacioneve të mjekëve kroatë, edhe gjendja e pacientit në Zagreb është e mirë dhe stabile. Në spital i takuam të gjithë pacientët një nga një dhe me secilin prej tyre shkëmbyem nga pak fjalë. Shumë prej tyre, dhe sidomos fëmijët, e kishin të shkruar në fytyrë tmerrin e përjetuar. Në ndërkohë në spital kishin filluar të arrinin familjarët e të lënduarve, të cilët duke u bashkuar me familjet e tyre po ndihmojnë në përmirësimin e shpejtë të gjendjes shpirtërore dhe mjekësore të të lënduarve”, thotë ajo.

Ministrja falenderon edhe autoritetet e Kroacisë që ju gjendën pranë të plagosurve nga Kosova, të cilët udhëtonin me autobusin e nisur nga Gjermania dhe që u përmbys në autostradë.

“Një falEnderim i madh i takon drejtorit të spitalit, z. Josip Samardziç, mjekëve dhe të gjithë personelit shëndetësor për përkujdesjen dhe përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm ndaj të gjithë të lënduarve dhe familjarëve të tyre. Më pas u takuam me udhëtarët e autobusit, të cilët aksidentin e kishin mbijetuar pa lëndime. Në pensionin, në të cilin ishin vendosur nga qeveria kroate, i gjetëm të grumbulluar rreth një tavoline të madhe. Me shumë shqetësim pyetën për gjendjen e të shtruarve në spital dhe na treguan përjetimet e tyre. Ekipet e institucioneve tona gjatë ditës së djeshme kanë vizituar familjet e atyre që humbën jetën në këtë tragjedi për t’i njoftuar që të afërmit e tyre ndodhen në mesin e viktimave dhe për t’iu përcjellë ngushëllimet dhe mbështetjen e institucioneve të Kosovës. Së bashku me Kryeministrin po kthehemi në Kosovë.

Ministrat Sveçla dhe Vitia po vazhdojnë të qëndrojnë në Slavonski Brod nga ku po kujdesen për të gjitha, edhe për udhëtimin për Kosovë të të gjithë atyre që janë në gjendje të udhëtojnë, dhe këta janë shumica. Sapo të jenë kryer procedurat e nevojshme, trupat e atyre që humbën jetën në këtë aksident të tmerrshëm do të sillen në destinacionin e dëshiruar nga familjet e tyre. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajë falënderimin dhe mirënjohjen ndaj ndihmës së shpejtë, efektive dhe shumë njerëzore të të gjitha autoriteteve kroate duke filluar që nga policia në vendin e ngjarjes, njësitë e zjarrfikësve, njësitë e shpëtimit, personelin shëndetësor, të gjithë mjekët dhe duke vazhduar me drejtuesin e qarkut Brod-Posavina, z. Danijel Marusic, kontigjentin kroat të KFOR-it, pilotët kroat që na çuan në Slavonski Brod, ambasadorët gjerman në Zagreb dhe Prishtinë, ministrat e qeverisë kroate dhe në radhë të parë Kryeministrin kroat Plenkoviç. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj përherë do të mbeten mirënjohës për këtë ndihmë të jashtëzakonshme në ditë të vështira. Sot është ditë zie në Kosovë. Ditë gjatë së cilës lutemi për viktimat e kësaj tragjedie dhe të afërmit dhe të dashurit e tyre. Ditë, e cila na vë edhe më shumë në pah se sa e brishtë është jeta dhe sa i domosdoshëm solidariteti në shoqërinë tonë të rrahur nga sfidat”.

10 shqiptarë të Kosovës humbën jetën në këtë aksident tragjik dhe mbi 40 të tjerë mbetën të plagosur.

/a.r

Next Post
Lirohen masat kufizuese/ Manasatirliu: Shtyhet ora policore deri në orën 22:00, fillon nga…

Varianti Delta në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve njofton mbledhje në orën 13:00

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In