• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fëmijë të shtresave të ndryshme sociale bëhen pjesë e kampit veror “Sport Fest”

by Java News
15/08/2018 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto ditë të nxehta gushti, Parku i Liqenit Artificial është shndërruar në një kamp të madh veror për fëmijët, të cilët marrin pjesë çdo ditë në aktivitete të ndryshme sportive, edukative dhe kulturore. Kampi veror është ngritur nga Bashkia e Tiranës, Mobike Albania, Telekom Albania dhe shoqata “Lënda” dhe frekuentohet kryesisht nga fëmijë të qendrave sociale, nga familje me ndihmë ekonomike dhe nga komuniteti rom dhe egjiptian.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua fëmijëve pjesëmarrës dhe tha se kampi veror është kthyer në një traditë. “Këto dy muaj kemi krijuar një traditë shumë të bukur me kampin. Jo të gjithë fëmijët kanë mundësi të shkojnë në plazh apo të bëjnë pushime, ndaj i sollëm këtu në mes të Tiranës”, tha Veliaj. Në kampin veror ai takoi edhe një mik të hershëm, Elidonin, djalin rom që pesë vite më parë, kur sapo kishte marrë detyrën e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e shoqëroi në spital për të mjekuar këmbën. Tani Elidoni është rritur dhe ka nisur shkollën.

“Jam shumë i lumtur që për herë të parë në këto kampe kemi afruar shumë fëmijë nga komuniteti rom. Më vjen mirë se kemi përfshirë fëmijë nga qendrat sociale, çka nuk mendohej të kishin pushime vere apo të vinin për kampe, e madje deri para pak vitesh ishin në situatë rruge, kurse sot jo vetëm janë strehuar, por shumë kolegë të tjerë, punonjës socialë, po bëjnë një punë të mrekullueshme që të transformojnë realitetin edhe në këto zona të Tiranës”, nënvizoi kreu i Bashkisë.

Veliaj dha lajmin e mirë se këtë shtator shkolla 9-vjeçare e rindërtuar “Kosova” do të jetë gati për të mirëpritur fëmijët e Njësisë 2 në kryeqytet, duke sjellë edhe eliminimin e mësimit me dy turne për institucionet e tjera arsimore të kësaj njësie.

“Do të bëjmë disa gjëra fantastike për fëmijët këtë vit. Së pari, do të hapet shkolla “Kosova” tek Njësia 2, një shkollë e re fantastike. Për të gjithë fëmijët e Njësisë 2, të zonës së Saukut, të Rr. së “Elbasanit”, të Shkollës “Labinoti” dhe Liceut, ku për shkak të mungesës së një shkolle të re bënin mësim me dy turne, do të kalojnë me një turn sepse hapja e shkollës “Kosova”, tani jo 4 vjeçare, por 9 vjeçare, do të akomodojë shumë fëmijë”, tha ai, teksa shtoi se një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe nxitjes së të rinjve për t’u marrë me aktivitete sportive duke hapur 62 palestra.

“Kemi hapur 62 palestra në Tiranë. Kur të fillojë shkolla dua t’i frekuentoni edhe pas mësimit. Rëndësi ka që të mësojmë të luajmë në skuadër, të respektojmë njëri-tjetrin, të mësojmë se ne vetë, pa njeri-tjetrin, nuk i bëjmë dot gjërat e mëdha që ëndërrojmë dhe mbi të gjitha të kuptojmë që kur fitojmë, duhet të fitojmë me shumë përulësi dhe duhet t’i japim dorën kundërshtarit.

Ama, duhet të mësojmë edhe si të humbasim. Ndonjëherë, kur shikoni të mëdhenjtë që merren me politikë etj. në Shqipëri, kur fitojnë sikur çfarë kanë fituar dhe i fyejnë të tjerët; kur humbasin tragjedi e madhe, thonë: “Të digjet gjithë bota, se ne humbëm”. Ndaj, është shumë e rëndësishme që të mësojmë si të fitojmë dhe të humbasim”, deklaroi Veliaj.

Ai nënvizoi se puna do të vijojë edhe për përmirësimin e kushteve dhe të shërbimit në kopshtet dhe çerdhet e kryeqytetit. Veliaj deklaroi se Bashkia do të vazhdojë në të gjithë kopshtet e Tiranës me një menu të re, si një mënyrë fantastike për të përgatitur që në moshë të vogël edukatën e të ushqyerit shëndetshëm.

“Ju pëlqen menuja e re në kopshte? Në fillim e di që ishte një çikë e vështirë sepse të gjithë donim patatina dhe pije me gaz, por tani që ka më shumë jogurt, më shumë drithëra, perime, besoj se kemi fëmijë më të shëndetshëm se sa më parë kur hanim vetëm gjëra të skuqura dhe pije me gaz. Do të vazhdojmë në të gjitha kopshtet e Tiranës me një menu të re, si një mënyrë fantastike për të përgatitur që në moshë të vogël edukatën e të ushqyerit të mirë. Nëse i kemi të gjithë kalamajtë që hanë vetëm gjëra me sheqer, vetëm të skuqura, do të jenë të gjithë për spital sepse do të rriten dhe do të kenë diabet, probleme me zemrën. Por, po filluam që të vegjël që të hanë mirë, të merren me sport, do të kemi një qytet fantastik”, u shpreh Veliaj.

Ngritja e kampeve verore për fëmijët që vijnë nga familjet në nevojë është kthyer tashmë në një traditë për Bashkinë e Tiranës, e cila u jep të gjithë vogëlushëve një mundësi. Fëmijët kanë mundësi që të njihen edhe me botën e biçikletave Mobike, të cilat stacionohen pranë kampit për të pedaluar në rrugët e reja të biçikletave në Park. Në orët e pasdites stafetën e marrin aktivitetet për të rinj me muzikë live, DJ, string art etj.

a.ç

Next Post
‘Trajtim trupi me baltë të zezë’, aventurat e policit të portokallisë

'Trajtim trupi me baltë të zezë', aventurat e policit të portokallisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Presidentit Trump

January 18, 2026
“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

January 18, 2026
“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

“Pas 13 vitesh opozitë të lodhshme…”/ Berisha në Kombinat, Salianji në Lezhë: Jemi në rrugën e duhur!

January 18, 2026
“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

“Hiq dorë nga plani për të zotëruar Groenlandën!”, zbardhet kërkesa e ministrit të Jashtëm danez për Trump

January 18, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

January 18, 2026
Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

Shqipëria vendos rekord të ri në turizëm/ 1.2 milionë italianë pushuan në vendin tonë gjatë vitit 2025

January 18, 2026
Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

Samit për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, deputetja Mila takim me kryetaren e komunës së Preshevës

January 18, 2026
Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

Ushtria siriane merr nën kontroll fushën më të madhe të naftës nga forcat kurde

January 18, 2026
Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In