• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fëmijë që mbyten, zyrtarja e Vrojtuesve të Plazhit: Ne kemi rol edukues, përgjegjësia…

by A R
22/06/2026 19:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm në dy ditë, janë mbytur tre fëmijë në bregdetin shqiptar, duke përmendur rastet në Tale dhe Durrës.

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës Shqiptare të Vrojtuesve të Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë, Eni Metaj, e ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, ka dhënë disa këshilla që duhen marrë parasysh për sigurinë e secilit.

Ajo u shpreh se ka një mungesë të theksuar të vrojtuesve të plazhit në vijat bregdetare publike, edhe pse është e detyrueshme të ketë një të tillë. Por, kujt i ngelet përgjegjësia për faktin se aty nuk ka pasur një roje bregdetar?

Metaj sqaron se Federata e Vrojtuesve të Plazhit ka më shumë rol edukues dhe se institucionet vendore kanë peshë të madhe në menaxhimin e këtyre plazheve publike.

“Plazhet private operohen dhe menaxhohen nga subjekti privat. Plazhet publike, kur menaxhohen nga njësitë vendore, kanë përgjegjësi të ofrojnë kushtet e higjienës, sigurisë, çadra, shezlonge, tualete dhe ndoshta ajo më e rëndësishmja, vrojtuesit e plazhit dhe sinjalistikën për ta bërë më të lehtë.

Mua më duhet të them që sot instruktorët tanë kanë qenë kudo nëpër media dhe ne kemi një rol edukues dhe certifikues. Përtej kësaj, unë siç e përmenda, janë të tjera institucione të cilat duhet të menaxhojnë, duhet të bëjnë një punë më të mirë në pjesën e sigurisë. Pastaj, sa i përket përgjegjësisë… unë mendoj se po (mund të shmangen), një reagim i shpejtë, dikush të japë ndihmën e parë, një sinjalistikë që këtu ndalohet notimi, mund të shmangë këto raste fatale”, tha Metaj.

Më tej, Metaj sqaron se sektori privat ka ndërmarrë më shumë hapa për sigurinë e pushuesve krahasuar me atë publik, edhe pse ky i fundit ka një rritje të frekuentimit, por me më shumë pasiguri.

“Jemi në një situatë që kërkon shumë bashkëpunim. Plazhet publike janë pa vrojtues plazhi, pa sinjalistikë në pjesën më të madhe të tyre, kështu që do t’i ftoja ta merrnin sigurinë sa më shumë seriozisht, e të mos ishin këto lajme në kronikat e zeza.

Numrat që kemi janë të mirë. Ne kemi trajnuar rreth 2 mijë e 100 vrojtues plazhi, por e kemi të vështirë ta masim në terren sa janë të punësuar dhe që qëndrojnë në stacionet e tyre të plazhit. Më duhet të them se sektori privat ka një mbulim shumë herë më të mirë sesa ai publik. Kryesisht në resorte të mëdha, në plazhet që janë edhe më të frekuentuara. Sigurisht kemi problemin e mungesës së vrojtuesve edhe në plazhe private, por ajo që vihet re më shumë në këtë sezon është frekuentimi më i madh i plazheve publike, njëkohësisht edhe mungesa e sigurisë në plazhet publike”, tha ajo.

Next Post
Vëllezër nga Kosova e RMV, çfarë borxhi i kemi Albinit e VLEN?!

Vëllezër nga Kosova e RMV, çfarë borxhi i kemi Albinit e VLEN?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com