I cilësuar si “Succes kid”, ‘fëmija i suksesshëm’, i cili fitoi famën pas një foto me grushtin e mbledhur, sot mund të quhet një super-hero për familjen e tij.
Bëhet fjalë për Sammy Griner nga Jacksonville e Floridës, ndërsa foto e tij u bë virale në internet. ‘Daily Mail’ shkruan se vogëlushi falë famës së tij arriti të mbledhë 100,000 dollarë për t’i shpëtuar jetën të atit i cili kishte nevojë për një transplant veshke.
Ka qenë nëna e tij ajo e cila postoi këtë foto në internet në moshën kur Sammy ishte vetëm 1 vjeç. Foto në fjalë është padyshim e njohur për të gjithë ata që përdorin rrjetet sociale.
BW/d.i.