Një fëmijë vetëm 11 vjeç ka ndërruar jetë gjatë një fluturimi të avionit nga Casablanca dhe ka vdekur në aeroportin Marconi të Bolonjas. Media italiane raporton se, kur avioni u ul 11-vjeçari u mor në mbikëqyrjen e grupeve të shpëtimit, të cilët nuk arritën dot ta rikthenin në jetë. Lidhur me hetimet është bërë me dije dhe Prokuroria e Bologna’s.
Sipas hetimeve, fëmija nga Maroku kishte probleme të lindjes, e cila i shkaktoi të ndjerit vështirësi në frymëmarrje gjatë fluturimit, duke ndërruar jetë në bordin e avionit. Pas uljes në tokë, ekipit mjekësor u ngjit në avionin ku po udhëtonte 11-vjeçari, i cili kishte pësuar arrest kardiak.
Pavarësisht ndihmës së mjekëve për të kthyer në jetë vogëlushin, nuk arritën dot. Fëmija ishte duke udhëtuar me prindërit dhe tre vëllezërit e tij, shtetas italian, të cilët jetonin prej 10 vitesh në Legnago, në provincën e Verona-s.









